Thaçi: S’ka stabilitet në rajon pa marrëveshje Kosovë-Serbi/ Kurti: Në Tiranë ndihem si në shtëpi!

U mbajt në Tiranë Samiti për Paqen në Evropën Juglindore. Në nisje të këtij samiti foli kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili deklaroi se edhe pse në Tiranë është mysafir ndjehet si në shtëpi. Samite të tilla, sipas Kurtit i bëjnë bashkë njerëzit, ndërsa bëri thirrje që të rrëzohen muret e vogla që ndajnë njerëzit me qëllim që të përparojmë. 

Ndërkohë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi teksa ka shprehur zhgënjimin e tij për vendimin e Bashkimit Evropian për të shtyrë negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ka theksuar se nuk ka kohë për të humbur the se duhet të nisë dialogu me Serbinë. 

Ndërsa Ministrja e Shtetit Elisa Spiropali, është përqendruar në dy vlera thelbësore të Shqipërisë, bashkëjetesën fetare dhe mungesën e racizmit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:21
Samiti i Paqes, Thaçi: Të nisë urgjent dialogu Kosovë-Serbi! BE e padrejtë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

I pranishëm në Samitin e Paqes për Evropën Juglindore, me temë “Paqja, Siguria dhe Zhvillimi”, Kreu i Shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë thirrje që të niset sa më shpejtë dialogu me Serbinë, për të zgjidhur problemet e vjetra mes dy vendeve.

Thaçi është shprehur se nuk ka alternativë tjetër përveç dialogut, duke shtuar se një marrëveshje me Serbinë do të përshpejtojë procesin e integrimit në familjen euro-atlantike.

“Të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor do ishte mirë të bëheshin pjesë e BE. Duhen zgjidhur të gjitha problemet që kanë shtetet tona mes vetes.

Sa më parë të jetë e mundur të vazhdojnë bisedimet me Serbinë, me shtytjen e SHBA dhe BE, për marrëveshje gjithëpërfshirëse. Nuk kemi kohë për të humbur. Dialogu nuk ka alternativë, përkundrazi shpejton procesin e integrimit në familjen euro-atlantike.”, ka theksuar Thaçi.

Thaçi ka folur edhe për vendimin e Këshillit Evropian, duke e cilësuar si padrejtësi ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

"Ne në Kosovë po paguajmë çmimin e rëndë për liberalizimin e vizave. Na është bërë padrejtësi si Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut. Por, jam i sigurt se tërë kjo nuk shkakton hamendje, dyshime dhe ngecje se çka duhet të bëjmë dhe si duhet të sillemi tan e tutje në raport me BE. Ne duam të bëhemi anëtarë të BE sa më parë të jetë e mundur, sepse nuk kemi fat tjetër historik e politik.",- u shpreh Thaçi. 

Ora 12:13
Pendarovski: Rruga europiane, e vetmja alternativë për rajonin

TIRANË Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski deklaroi sot nga Samiti i Paqes në Europën Juglindore që po mbahet në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranës se refuzimi për t’iu bashkuar familjes së madhe europiane, përbën rrezik për Ballkanin pasi vala e populizmit dhe radikalizimit me të cilën përballet europa mund të rritet në këtë rajon.

“Ne nuk duhet të harrojmë që vala e populizmit dhe radikalizimit me të cilën po përballet Europa ende po gjen vend ku mund të rritet në Ballkan. Nga ajo që kemi mësuar nga historia në Ballkan, është që kemi përgjegjësi shumë të madhe përballë trendeve negative dhe të vazhdojmë t’i drejtojmë shoqëritë tona bazuar në vlerat europiane. Unë besoj se për demokratizimin e shoqërive dhe shteteve në rajon do të rrisim ndërveprimin mes politikës dhe grupeve individuale në të gjitha sferat dhe të bëhet një paqe e qëndrueshme në rajon dhe për zhvillimin demokratik, ekonomik më të qëndrueshëm që do të rezultojnë në një ndërlidhje më të madhe mes vendeve tona”, -tha ai.

Lidhur me situatën në Ballkan, Pendarovski u shpreh se “vlerat europiane duhet të fitojnë mbi vlerat populiste dhe me këtë lloj narrative ne duhet të krijojmë një atmosferë besimi, miqësie të cilat do të na bëjë të ndërmarrin hapa për të zgjidhur problemet në mënyrë realiste. Kjo është përgjigja ndaj çështje të mëdha në rajon që mund të shkaktojë tensione dhe përçarje në rajon”.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut u shpreh po ashtu se të rinjtë e rajonit meritojnë një të ardhme më të mirë dhe se duhet shembur muri mes të rinjve në rajon dhe atyre në europë.

“Pavarësisht faktit se prespektivat europiane në rajon nga debati i fundit që erdhi nga Brukseli po venitet, një gjë shumë e rëndësishme ku bazohet paqja dhe stabiliteti është investimi në popullsitë e reja, duke i mundësuar që të kenë një vend më të madh në të ardhmen e tyre. Brezat e rinj në rajon kanë pritshmëri dhe ëndrra dhe është një mur i madh mes atyre që i ndjekin këto ëndrra dhe ndryshe i ndjekin shoqëritë europiane. Papunësia dhe mungesa e së ardhmes është një minë me sahat për të gjitha shoqëritë tona dhe vend ku mund të përfitojnë ato aktorë me axhenda radikale. Ne duhet t’i edukojmë të rinjtë në mënyrë që respektimi dhe mirëkuptimi i njëri-tjetrit, bashkëjetesa është një investim me të ardhme me prosperitet. Edhe kjo por jo pak e rëndësishme është angazhimi për të vazhduar në rrugën europiane e cila për rajonin tonë është i vetmi alternativë e besueshme. Doja të jepja një suport të madh për procesin e anëtarësimit të NATO për të gjitha vendet në rajon dhe doja të falenderoja liderët europiane  të cilët nuk kanë ndaluar se mbështeturi dhe për të gjithë mbështetjen përsa i përket tentativës për të filluar negociatat me Bashkimin Europian. Për mendimin tim, procesi europian po transformon vendet tona duke krijuar partnerë të cilët kanë llogaridhënie të hapur dhe me politika të parashikueshme  dhe si një shtet gjeografikisht qendror në këtë rajon, pavarësisht zhvillimeve të fundit, qëllimi kryesor është që të fillojmë negociatat me Bashkimin Europian siç bënë edhe disa nga vendet fqinje. Unë kam besim që vetëm nëse arrijmë të bëjmë paqe, atëherë do të jetë qëllimi kryesor i gjithë politikanëve të përgjegjshëm për paqen në vend”, -deklaroi Pendarovski.

Ora 10:10
Kurti: Në Tiranë ndihem si në shtëpi! Të bëhemi bashkë për integrimin. Në Kosovë jam zotuar për drejtësi dhe punësim

Albin Kurti: "Ndihem si në shtëpi edhe në Tiranë, por si në Prishtinë. Këtu njerëzit bëhen bashkë dhe e bëjnë këtë për paqe. Bashkimi për paqe është kushti për paqe të qëndrueshme e cila më tutje mundëson të lulëzojnë popujt, shtetet dhe mbarë shoqëria njerëzore. Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për ide që na udhëheqin, por edhe ide që na bëjnë bashkë. Ndër rreziqet më të mëdha është ndarja dhe përcarja. Ndaj, samite të tilla janë të vlefshëm për të ardhmen. Njerëzit jetojnë dhe lulëzojnë në bashkësi, kjo është detyra jonë kryesore: Kudo që mundemi t'i bëjmë njerëzit bashkë. Angazhimi për paqen garanton përparimin. Para 30 vjetëve ka rënë muri që na ndante në kohën e luftës së Ftohtë, që mori fund, mori ftohtësitë e ndryshme pa luftë e nganjëherë edhe me luftë kanë vazhduar se në vend të një muri të madh kemi shumë mure të vegjël që na ndajnë midis nesh e brenda nesh. Për t'i hequr këto mure të vogla që na ndajnë, është e domosdoshme të themi që kemi nevojë për paqe, se nuk ka alternativë të mirë ndaj paqes. Është e domosdoshme që për paqe ne t'i bëjmë aktive vlerat e përbashkëta, republika e Kosovës, e Shqipërisë, dhe vende të tjera në Ballkan duan të anëtarësohen në BE, në NATO, dhe pikërisht ky interes ynë i përbashkët duhet të bëhet sa më aktiv në rajon dhe më gjerë, në mënyrë që stabiliteti afatgjatë të jetë pasojë e drejtpërdrejt e zhvillimit të drejtësisë dhe demokracisë që duhet t'i ndërtojmë mes vendeve tona.

Në Kosovë nëse i pyet shqiptarët serbët e të gjitha pakicat se cilat janë preokupimet kryesore njëzëri do thonë se janë punësimi dhe drejtësia. Të rinjtë duan vende pune që të fitojnë me djersën e tyre, dhe duan drejtësi të mos ketë të diskriminuar dhe të privilegjuar. Me zërin e qytetarëve që kemi dëgjuar, si Vetëvendosje kemi arritur të fitojmë zgjedhje, dhe tashmë puna më e madhe ndodhet para nesh: T'i plotësojmë zotimet tona".

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Proka: 26/10/2019 13:10

    Te lumte Albin, fjalim pa lexuar fare referatin e pergaditur. E kam thene dhe e theme prape, vizioni yt eshte pa limit, politikani me orator ne Ballkan, je Diamant nder politikajte e burreshtetas qe belbezojne e nuk te arrijne dot ne pikepamjet tua politike. Zoti te bekofte per fjalimin e sotem ku te gjithe te pranishmit ne samitin e paqes te duartrokiten me nje fjalim briljante duke ju ofruar vlera njerezore demokratike, trajtim njerezor pa dallim feje e kombesie,shkurte e shqip sot vertetove se je i paarritshem, je gjeni me inteligjence IQ te papare deri me tani ne trojet Shqiptare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja