Mbahet panairi i parë i punës për personat me aftësi ndryshe, 27-vjeçari: Dua të bëhem magazinier, kam pasion garat drift

Të kesh paaftësi fizike, nuk do të thotë që s’mund të realizosh ëndrrat. I tillë është edhe rasti i Jetmir Aliajt 27 vjeç, i cili edhe pse i paralizuar, ambicia për të qenë si gjithë të tjerët nuk i mungon. Një temperaturë e lartë kur ai ishte vetëm 4 muajsh e la atë përjetësisht në një karrige me rrota. Me diplomë profesionale për IT, Jetmiri synon të gjejë punë si magazinier dhe kjo e ka çuar në panairin e parë të Punës për personat me aftësi të kufizuar.

“Thjesht dua të gjej një vend pune të saktë që unë të ndihem komod. Pse jo , mos të kthehem siç kam qenë më para tek Waikiki ose Bershka. Ka dhe shumë dyqane të tjera ku dua të punoj si magazinier

Por, pasioni i tij i vërtetë janë garat drift.

“Më pëlqen ta sfidoj veten. Pjesën e akrobacisë e kam patur që i vogël dhe gjithmonë e kam patur pasion.Presim korrikun! Mendoj se do të ketë drift sërish dhe do të marr pjesë.”

Në Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive ashtu si Jetmiri numërohen rreth 2500 punëkërkues të tjerë me aftësi ndryshe, që presin të punësohen.

“Unë e di shumë mirë që nëpër burimet njerëzore ka pafund CV, por do të doja nga punonjësit e burimeve njerëzore që janë sot këtu që të kalojnë me merak listën e Cv që janë sot këtu”, tha Emanuela Zaimi, Themeluese e Down Sindrom Albania.

Të interesuar për punësimin e personave me aftësi të kufizuara ishin 15 kompani. Ligji “Për nxitjen e punësimit” në nenin 15 detyron çdo punëdhënës që punëson më tepër se 25 punonjës, të ketë mes tyre edhe një person me aftësi të kufizuara.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Të paktën 10 sulme xhihadiste u parandaluan në Evropë më 2023

Të paktën 10 sulme xhihadiste u parandaluan në Evropë më 2023