Paradoksi i shifrave, 77 mijë qytetarë kërkojnë punë, bizneset s’gjejnë dot punëtorë! AKPA: Shkak, pagat e ulëta dhe arsimi

Mijëra qytetarë figurojnë të regjistruar në zyrat e punës, si të papunë. Sipas të dhënave të institucioneve shtetërore (INSTAT-AKPA) numri i punëkërkuesve të regjistruar është 77,907 nga 76,879 që ishte numri i punëkërkuesve vjet.

Por teksa qytetarët presin me muaj për një vend pune pas regjistrimit në sistem, thuajse të gjithë sektorët e ekonomisë vuajnë mungesën e stafit, dhe deri në fund të korrikut ishin shpallur 35 mijë vende të lira pune.

Pse ndodh që ka të papunë dhe punëtorë biznesi nuk gjen?

Sipas Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive shkaku kryesor është arsimi.

“Procesi i integrimit të punëkërkuesve të papunë në tregun e punës has pengesa të ndryshme lidhur më aftësitë, moshën, statusin social, vendbanimin etj. Duke e analizuar regjistrin e punëkërkuesve sipas moshës dhe arsimit, vihet re se rreth 45% e totalit janë mbi 45 vjeç dhe 55% me arsim deri 9 vjeçar, çka e vështirëson integrimin në tregun e punës”, thotë AKPA. 

Për ekspertët e kundërta. Shkaku kryesor sipas tyre janë pagat e ulta dhe mungesa e vlerësimit të punonjësve.

Sipas të dhënave INSTAT, 30.6% e të punësuarve në vend kanë pagë mujore deri në 40 mijë lekë, pra afërsisht një e treta e punonjësve janë me rrogë minimale.

Më pas janë 18.2% e të punësuarve me rroga 40-50 mijë lekë, ndjekur nga 8.9% që paguhen 50-60 mijë lekë. Praktikisht rreth 60% e të punësuarve në Shqipëri janë me rroga më të ulta se rroga bruto mesatare në vend që në fund të muajit qershor ishte 70.905 lekë. Ndërkohë vetëm 15.8% e punonjësve në vend marrin paga mbi 100 mijë lekë në muaj.

Shkak tjetër që ndikon në këtë kontradiktë të shifrave, që punëtorë ka por biznesi nuk gjen është edhe fakti që po kërkohen më shumë zanatçinjtë. Pra kërkohen profesione që çdo vit e më shumë janë më pak të preferuara nga të rinjtë për tu studiuar.

Sipas INSTAT në tremujorin e dytë 2023, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri është 10,7 %, dhe niveli më i lartë i të papunëve është e moshën 15-29 vjeç.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • adi: 18/10/2023 21:59

    tkeni parasysh qe ke ai 30% me 30k lek jane dhe salillari, kastrati e SHUME E SHUME qe deklarojne minimalen se po te shofesh dhe excelin qe doli ke me pozicion ADMINISTRATOR 30000 lek

    Përgjigju
    • Dakord: 19/10/2023 10:29

      Edhe pastrueset marrin 60.000 në këtë vend, por vazhdon historia e rrogës gjysma me bankë e gjysma me arkë. Pastaj kur dalin në pension këta evazorët i kërkojnë qeverisë t'u rrisë pensionet.

  • Ndergjegja: 18/10/2023 18:44

    Pagat e ulta jane efekt dhe produkt i korrupsionit galopant shteteror....se bizneset dhe veçanerisht oligarket shqiptare kane ne kurriz qeveritaret dhe pushtetaret nga i pari deri te i fundit te cileve u paguajne miliona e miliona per vite te tera,sipas kontrates bere nen tavoline....

    Përgjigju
    • E pandergjegjshmja: 18/10/2023 21:44

      Shume dakort me ty por kam dhe nje pyetje: Me mire me asistence qe nuk e di mire sa eshte 7 mije te reja me duket apo ne pune me 40 mije leke? Me cfare jetojne keta njerez? Mungesa e Sindikatave te verteta, mos ndeshkueshmeria e punedhenesve qe shkelin ligjin, korupsioni skandaloz po e po, por shtoji dhe Dembelizmin dhe parate e pista qw i ushqejne.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka