Kfir Bibas është më i vogli nga 132 pengjet e mbetura në Gaza, pasi ai, familja e tij dhe 250 izraelitë të tjerë dhe shtetas të huaj u morën peng nga militantët palestinezë më 7 Tetor.
Familja Bibas, Kfir, vëllai i tij katërvjeçar Ariel dhe prindërit e tyre Shiri dhe Yarden u rrëmbyen nga shtëpia e tyre kur persona të armatosur sulmuan Kibbutz Nir Oz më 7 Tetor në jug të Izraelit. Kfir ishte 8 muajsh kur u rrëmbye. Një video e postuar në rrjetet sociale tregoi nënën duke mbajtur dy djemtë e saj flokëkuq të mbështjellë me një batanije, e rrethuar nga persona të armatosur që flisnin arabisht.
Familja e tij mbajti një ceremoni në Tel Aviv të enjten, (18 janar) duke përkujtuar atë që ata e quajtën "ditëlindjen më të trishtuar në botë".
Në fillim Hamasi ka thënë se Kfir, vëllai i tij Ariel dhe nëna e tyre Shiri u vranë në ofensivën izraelite, ndërsa babai i tyre, Yarden, mbijetoi. Por në mungesë të vërtetimit nga pala izraelite, të afërmit dhe miqtë në shtëpi kanë refuzuar të lënë shpresën të vdesë.
“Në vend që të shohë ngjyrat, ai po sheh të zezën, në vend që të dëgjojë histori të bukura dhe të dëgjojë zëra të këndshëm, ai dëgjon ulërima në arabisht, dëgjon bombardime, në vend që të jetë në gjendje të luajë me lodrat dhe të ecë në shtëpi. Sërish thirrja është të kthehen edhe kjo agoni të marrë fund".
Duke parë në jug përgjatë bregut të Izraelit drejt Gazës, kushëriri i Shirit, Yosi Shnaider shprehet se familja Bibas duket sikur është kaq afër tij, por frika ende mbetet. Ai imagjinon se si janë kushtet në robëri dhe në të ardhmen këto mund të ndikojnë në anën psikologjike tek fëmijët, raporton CNN.
“Dua t’i urojë ditëlindjen dhe duam që ju ta përqafoni dhe ta puthni në emër të gjithë familjes. Dhe unë dua ta dish qe edhe pse nuk je ketu me ne, ne prapë e shënojmë ditelindjen e tij, me shume tullumbace dhe shume shprese se do të kthehesh tek ne edhe sot. Të dish se po bëjmë gjithçka, shumë përtej mundësive tona, për t’ju rikthyer, se nuk ju kemi harruar për asnjë sekondë, se ju duam dhe na mungoni shumë", tha Yosi.
Shnaider ka edhe një mesazh drejtuar komunitetit ndërkombëtar.
“Nëse i shoh liderët e botës që janë ulur tani dhe vazhdojnë biznesin e tyre, dhe kjo është kriminale. Bëni çfarëdo merrni masa për të liruar ata, hartoni marrëveshje. Ndërkohë ne jemi pushuar nga militantët në Gaza, jemi pushuar nga Libani, jemi pushuar nga Siria, nga Jemeni, kemi kërcënime nga Iraku dhe Irani, dhe ende nuk po shikojmë një dritë jeshile në horizont. Nuk ka asnjë vend në botë që do të pranonte atë që na ndodhi", tha Yosi.
Në fillim të kësaj jave u mbajt një ceremoni për ditëlindjen e parë për Bibas në Nir Oz, një fshat kufitar i shkatërruar dhe traumatizuar. Një tullumbace qëndronte në çerdhen e braktisur Nir Oz për Kfir fati i të cilit ende nuk dihet më shumë se 100 ditë.