‘E ka një deputet i PD!’ Në vilën 760 mijë euro që akuzon Bardhi, kalon pushimet Flamur Noka! Pronar një biznesmen, e ka nxjerrë në shitje

TIRANË-  Vila 760 mijë euro në Gjirin e Lalzit ka “turbëlluar” edhe më tepër situatën në Partinë Demokratike. Report Tv mëson se kjo akuzë e Gazmet Bardhi vjen për deputetin Flamur Noka, mbështetës i Sali Berishës. Nga burimet bëhet me dije se vila nuk është në pronësi të tij, por aty është parë herë pas here Noka teksa bën pushimet. Vila është në pronësi të një biznesmeni, i cili tashmë e ka nxjerrë në shitje.

Nga ana tjetër, në seancën plenare në Kuvend, deputetët që iu përmendën emrat si pronarë të mundshëm të vilës, Tritan Shehu dhe Emond Spaho, u përplasën me Gazmend Bardhin. Kur Grupi i Rithemelimit i doli kundër formulës së Enkelejd Alibeajt për zgjedhjen e presidentit të ri, Bardhi ngriti një akuzë të fortë, por la mister se kujt i drejtohej.

“Pyetje për “opozitën e vërtetë”; vilën 760 mijë euro, e shitën apo spo ja ble askush? Nuk mund të mbash peng opozitën për një vilë të pajustifikuar që të ka zbuluar dhe me të cilën të mban peng Edi Rama”, shkruante Bardhi.

Këtë të enjte, Gazmend Bardhi zbuloi se vila që është nxjerrë në shitje në Gjirin e Lalzit, ndoshta nga debati i hapur prej tij, e ka ulur çmimin dhe tashmë shitet për 670 mijë euro.

‘E rëndësishme është që për shkak “të publicitetit” çmimi i vilës është ulur'- shkruan sot Bardhi.

Në një studio televizive, duke dashur të mbajë nën presion personin në fjalë, nëse rezulton vërtetë të jetë një vilë në pronësi të një deputeti, Bardhi e ngushtoi rrethin duke thënë se mund të jetë njëri nga këta 4 emra, deputetë të PD, ish-ministra të Berishës: Flamur Noka, Tritan Shehu, Edmond Spaho ose Bujar Leskaj.

Përgjigjen e mori nga Tritan Shehu dhe Edmond Spaho. Shehu i quajti akuzat inskenime dhe i thotë që nëse ka prova të denoncojë në organet përkatëse, ndryshe-, si një ish-ministër Brendshëm-, thotë Shehu, duhet ta dijë se akuzohet për fshehje krimi.

Njëjtë edhe Edmond Spaho në një reagim, i quajti gënjeshtra për qëllime politike. Spaho thekson se gjithë jetën ja ka dalë me punë dhe nuk ka asnjë biznes në emrin e tij apo të familjarëve, jo më një pasuri të tillë. Nisur nga të dhënat që Bardhi jep për vilën, Report Tv zbulon se bëhët fjalë për dy vila luksoze në Gjirin e Lalzit të përshtatura në një godinë me sipërfaqe 810 m2 dhe ndërtim 400 m katror.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:44
Zbulohet vila ‘760 mijë euro’ te Gjiri i Lalzit që Bardhi akuzoi ‘opozitarin vertëtë’ se mbahet peng nga Rama: I qenka ulur dhe çmimi

1652348942_vilaaaa.jpeg

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka zbuluar vilën me vlerë ‘760 mijë euro’ që një koleg i ‘opozitës së vërtetë, sipas, tij ka nxjerrë në shitje. Sot Bardhi ka zbuluar të tjera të dhëna nga vila e deputetit demokrat, ku për shkak të publicitetit, ironizon ai, vlera e vilës është ulur e ka shkuar 670 mijë euro.

‘E rëndësishme është që për shkak “të publicitetit” çmimi i vilës është ulur’- teksa ka publikuar edhe të dhënat, e vilës që është në shitje.

Nëpërmjet të dhënave të publikuara nga Bardhi, Shqiptarja.com ka zbuluar edhe vilën luksoze që ndodhet tek Gjiri i Lalzit, e sipas tij, është në pronësi të një deputeti të PD-së, ish-ministër në kohën e qeverisjes së Berishës.

Ora 11:43
Peng i Ramës për vilën 760 mijë euro? Shehu i përgjigjet Bardhit: Inskenim i pisët! Denoncoje

Akuza e Gazment Bardhit ka vënë në lëvizje demokratët të cilët kanë mohuar që të fshihen pas vilës 760 mijë euro. Deputeti i PD-së, Tritan Shehu e ka quajtur inskenim i Gazment Bardhit, teksa i ka thënë që duhet ta denoncojë e jo të përdorë për të hedhur aludime dyshuese.

“Inskenime te pista, perverse te Gaz Bardhit! Është vepër anti ligjore, përveçse ndesh dhe me çdo normë morali, transparence, “burrërie”, të përhapesh aludime e meskinitete për koleget në publik e media.

Ketë po bën dhe Gazi prej disa ditësh, duke arritur kulmin mbrëmë, kur ngushton rrethin e te “akuzuarve” prej tij ne 3-5 deputete, përfshi dhe mua. Dhe ketë e bën një deputet, ish ministër i drejtësisë, pseudo jurist ne fakt ai. Me ketë rast dëshiroj t’i kujtoj këtij individi, pa as minimumin e personalitetit dhe integritetit se:

1-Eshte detyrim ligjor për çdo qytetar, veçanërisht deputet, të denoncojë në organet përkatëse çdo vepër kriminale që di, dhe mos ta përdore për të hedhur aludime dyshuese, shpifjeje për koleget. Në rast se realisht ai di një vepër të tillë, siç deklaron dhe nuk e denoncon, akuzohet për fshehje një krimi, gjë për të cilën duhet thirrur nga organet e drejtësisë e dënuar ligjërisht.
2- Ndërsa ne lidhje me përgjegjësitë morale e me gjere te tij për shpifje, gënjeshtra etj,  besoj se nuk ka ndonjë arsye për të humbur kohë duke ja kërkuar. Ato mund t’i kërkohen vetëm dikujt që ka ndonjë vlere morale, gjë që siç duket te Gazi mungojnë krejtësisht. Një akti turpshëm e pervers ky i këtij “burreci”, tha Shehu.

Ora 11:41
Mbahet peng nga Rama për vilën 760 mijë euro? Spaho-Bardhit: Mashtrues,  gënjeshtar, i pafytyrë, intrigant, burrë legen dhe pa të poshtme

Edmond Spaho ka mohuar që të jetë ai deputeti i PD-së që sipas Gazment Bardhit, mbahet peng nga kryeministri Edi Rama përmes një vilë 760 mijë euroshe. Spaho thotë se kjo është një gënjeshtër e ulët e Bardhit, të cilin e quan “mashtrues,  gënjeshtar, i pafytyre, intrigant, burrë legen dhe pa te poshtme”

"Gazmend Bardhi është mashtrues,  gënjeshtar, i pafytyre, intrigant, burrë legen dhe pa te poshtme. Vetëm sharlatane si Gazi mund të thonë shpifje të tilla për qellime politike. Të jesh i pasur nuk është krim. Krim është të vjedhësh për të bërë pasuri.  Edmond Spaho gjithë jetën e tij, nga dita e parë që ka dalë në pune dhe deri me sot, ka jetuar me shpatullat e tij dhe pagën e punës që ka bere. Asnjëherë nuk kam pasur ndonjë biznes në emrin tim apo të të afërmeve. Askush nga rrethi im familjar nuk merret me biznes dhe nuk ka pasuri te tilla.

Ajo çka unë dhe familja ime disponojmë është në drite të diellit, deklaruar në ILDKP qe nga viti 1993 kur kam deklaruar për herë të parë e deri me sot. Kush të doje mund të shkoje t’i shohë dhe nxjerrë vete konkluzione.

Gazi bën mire te kujdeset për pronat e tij. Ne se merret me të tjerët, të merret me pronat e atij që jo vetëm i lëpihet por dhe e përdor si Mon Kukaleshi në fushata. Shiko hallet që të kane zëne more derezi, mos hap fronte te tjera se mjaft e ke ngjarjen ne Elbasan”, shkruan Spaho.

 

Ora 10:58
Plas sherri për vilën 760 mijë euro mes deputetëve demokratë në Kuvend, Bardhi i drejtohet Tritan Shehut: Po shko mor zhduku, palaço! (VIDEO)

Një përplasje ka ndodhur në Kuvend ndërmjet deputetëve të Partisë Demokratike Gazment Bardhi dhe Tritash Shehut e Edmond Spahos. 

Në Kuvend shihet kur në karrigen që është ulur Gazment Bardhi afrohet Jorida Tabaku, Tritan Shehu dhe Edmond Spaho.

Në këto momente mes Spahos, Shehut dhe Bardhit shihet debati i ashpër, ku janë përdorur dhe fjalët ku Bardhi i thotë: Po shko mor zhduku, palaço! Dhe Spaho shihet duke iu drejtuar “s’të vjen turp”. Aty ka ndërhyrë dhe deputeti socialist, Erion Braçe ku thotë “A s’keni turp, ç’a bëhet kështu”.

Kujtojmë se deputeti Demokrat Gazment Bardhi pak ditë më parë hodhi akuzat për një koleg të PD-së që sipas tij mbahet peng nga kryeministri Edi Rama përmes një vilë 760 mijë euroshe, ka qenë një ministër. Mes deputetëve që ai la të kuptohen një natë më parë në një emision televiziv u la të kuptohet edhe emri i Edmond Spahos.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ermiri: 12/05/2022 17:50

    Sa per te qeshur qe behen, po ne gjirin e lalzit te gjith e dine qe kjo eshte kulla e shpellarit Mul Noka.... Kaq enigem e madhe qenka, aty dihen mire kush ka byroja politike e PD, ky quhet BLLOKU se ata qe ishin te blloku ne Tirane nuk moren asgje me vete pervec NOC RROKUT.... keta plera i kane privatezuar dhe vetem kur te vi ndonje drejtesi do tua mare se kjo e sotmja u rruan trapin.

    Përgjigju
  • justice: 12/05/2022 16:59

    Thoni emrin se ndryshe jane thashetheme ...

    Përgjigju
  • Aldo: 12/05/2022 16:08

    Vini re: Bardhi deklaro se ka dijeni mbi nje afere ku nje deputet i paidentifikuar i PD mbahet peng nga Rama per shkak te nje vile. Pengmarrja eshte krim i rende sipas KP. Nese numerohen deputetet e PD dhe mundon ndonjeri, atehere mund te kete nje baze deklarata per pengmarrje dhe organet tona kompetente duhet me vertik te hetojne dhe gjejne pengun. Nese deputetet dalin tamam... ky Bardhi per perendi qenka nje cope idioti po me brire ama.

    Përgjigju
    • Ben: 12/05/2022 16:47

      Aldo,qenke rende,shume rend.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari