Edhe ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u vendos shtyrja e seancës paraprake për dosjen ‘Meta’, duke caktuar si të radhës datën 22 janar. Shkak i shtyrjes së seancës kësaj radhe ishte mungesa e avokatit të të pandehurit Pirro Xhixho, pasi ndodhej në një seancë tjetër gjyqësore.
Në seancën e sotme nga e cila pritej vendimi për kalimin për gjykim ose jo të dosjes së SPAK për ish-presidentin Ilir Meta, ishin të pranishëm ish-bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi dhe avokatët mbrojtës.
Seancat paraprake për kalimin ose jo në gjykim të dosjes “Meta” nuk do të mund të zhvillohen më ditë të martë ose të mërkurë, duke qenë se Kryemadhi është e angazhuar si opinioniste në formatin televiziv Big Brother. Këtë e bëri të ditur vetë Kryemadhi, e cila vlerësoi zemërgjerësine e gjykatëses Irena Gjoka, ndaj kërkesës së paraqitur prej saj. Seancat do të zhvillohen vetëm të enjteve.
Kryemadhi u pa teksa hynte në ambientet e GJKKO-së duke përshëndetur me 2 gishta gazetarët, ndërsa avokati i Metës, Kujtim Cakrani, tha para kamerave se ‘GJKKO dhe gjyqtarët e saj janë pak më të mirë se Koçi Xoxe i 1945-ës’.
GJKKO ka urdhëruar më herët SPAK që ish-presidentit t'i vendoset në dispozicion një pjesë e akteve.
Burime për Report Tv sqarojnë se Ilir Meta nuk ka kërkuar të gjithë dosjen, por vetëm një pjesë të akteve ku SPAK pretendon se implikojnë ish-presidentin.
SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.
Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash e mosdeklarim pasurie. Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim, ndërsa Fatime Kryemadhi për pastrim parash, së bashku me Ema Çokun. Meta ndodhet në burg që nga tetori 2024, ndërsa Kryemadhi me detyrim paraqitje.
Seancat paraprake për kalimin ose jo në gjykim të dosjes “Meta” nuk do të mund të zhvillohen më ditë të martë ose të mërkurë, duke qenë se Monika Kryemadhi, ish bashkëshortja e Ilir Metës, e pandehur në të njejtën dosje, është e angazhuar si opinioniste në formatin televiziv Big Brother.
Këtë e bëri të ditur vetë Kryemadhi, e cila vlerësoi zemërgjerësine e gjykatëses Irena Gjoka, ndaj kërkesës së paraqitur prej saj. Seancat do të zhvillohen vetëm të enjteve
"Seanca tjetër u la në datën 22. Bëra një kërkesë se donin ta linin ditë të martë. Gjyqtarja e pranoi kërkesën time që ditën e martë që kam prime në Big Brother të mos kemi seancë gjyqësore. As të mërkurën në mëngjes së shkon prime shumë vonë. Që kështu ne do të kemi seancë cdo të enjte",- tha Kryemadhi.
Komente












