Mbajini shënim! Nga problemet financiare tek ndryshimet në jetën personale, ja ç’thonë yjet për muajin dhjetor sipas astrologut Jorgo Pulla

Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, astrologu i njohur Jorgo Pulla tregoi më tepër për parashikimin e yjeve për muajin dhjetor ku theksoi se do të jetë përgjithësisht një muaj I mbarë ndërsa renditi shenjat më të favorizuara dhe ato më pak të favorizuara:

“Shenjat më me fat janë ato të zjarrit, kanë një ndikim të mirë sic janë shigjetarët, sic është dhe Dashi por edhe gaforret kanë mundësi. Nga ana tjetër duhet të kenë kujdes, Demi, Luani dhe dhjetëditëshi  I tretë I Bricjapit” tha ai.

Parashikimi i yjeve për secilën shenjë:

Dashi- Është një periudhë mjaft e mirë, do të merrni vendime të rëndësishme sidomos në 10-ditëshin e parë meqenëse jeni pak konservatorë por ka një ndikim shumë të mirë në lidhje me realizimin e gjërave dhe të mundësive që do të jepen tani në këtë periudhë , është një periudhë mjaft e mirë për ju, ana shumë e mirë shpirtërore përsa I përket rëndësive dhe mundësive që ju keni. Ju që jeni në një lidhje dhe keni pasur probleme duket se e zgjidhni tani në këtë muaj. Më kujdes nga mesi I muajit.

Demi- Një lëvizje nga vendi I punës, për arsye se ka mbaruar kontrata apo për të nisur dicka të re , është një moment shumë I mirë përsa I përket 10-ditëshit të dytë , një udhëtim apo një marrëveshje që mund të jetë e dobishme nëse tregoheni të matur është koha ideale perfekte për ju. Shmangi tensionet dhe debatet në 10-ditëshin e tretë.

Binjakët-Keni kohën dhe momentin, kini pak kujdes me lekët, është një momënt për ti rregulluar dhe stabilizuar gjërat.

Gaforrja- Jeni në ankth për nisma të reja, për vazhdimësi të cështjeve të punëve apo cështje në lidhje me karrierën, me ndryshime të mëdha që do të keni .Gaforret kanë të bëjnë me amerikën, Kanadanë, ndikime shumë të mira pozitive, presin dicka të madhe këtë periudhë por gjithashtu një shtesë familjare, dhe një njohje e papritur në një udhëtim, në një kafe kjo shkon deri në martesë.

Luanët- Gjithcka mund të jetë si e keni planifikuar, kanë të bëjnë me anën ekonomike, bashkim familjarë, meqenëse tani luanët janë në një ndikim të mirë, koha ka treguar që ju dini se cfarë doni, ajo që do të fokusoheni këtë muaj ka të bëjë shumë me cështjet familjare. Kujdes në cështjet familjare dhe në blerje nuk është periudha e duhur për ju. Vazhdimësia e mbarë pas datës 20.

Virgjëresha- Është momenti për të bërë takime, nga data 5 sepse pastrohet eklipsi. Keni një ndikim shumë të mirë, dini të bëni zgjedhjen e duhur. Në anën shpirtërore do të ketë një ndikim shumë të madh keni nisur një rrugë të mbarë në lidhje me cështjet e financave, ndërtoni të ardhmen me baza, me themele të forta. Një shtesë familjare do ishte mirë, por ju I thoni jo. Kujdes ën blerje dhe shitje.

Peshorja- Muaj I shkëlqyer, hidhni llotari se keni një ndikim shumë të mirë. Në lidhje me cështjet ekonmike është një mundës e mirë për tu stabilizuar. Keni mundësi për fillime të reja,

Akrepi- Keni shumë plane, shumë marrje vendimesh të rëndësishme për karrierën tuaj, keni lindur për karrierë dhe keni mundësinë, do tia arrini qëllimit këtë periudhë. Në lidhje me cëshjet ekonomike financiere është një kohë shumë e mirë, nëse doni të bëni lëvizje, e keni mundësinë dhe cështjet janë në anën tuaj.

Shigjetari- është muaji juaj, ju jep një mundësi shumë të mirë për disa takime të rëndësisë së vecantë me të huaj dhe mudn ta realizojnë sic dëshirojnë.Në cështje që kanë të bëjnë me anën shpirtoërore ken pasur një lidhje problematike , është mirë që ta pastroni njëherë e mirë këtë cështje dhe të filloni dicka të re.

Bricjapi- Ajo që do të ndikojë tek ju duke filluar nga data 20 deri në shkrut të 2022 do shikoni një stabilizim në anën ekonomiko-financiere, gjërat sekrete mbajini për veten tuaj, mos I tregoni se nuk ju ecën aty ku duhet.Periudhë shumë e mirë për të marr vendime të rëndësishme për anën shpirtërore, dhe tepër pozitive për ju të kësaj shenje.

Ujori- Para fundit të vitit do kuptoni ndryshime të mëdha, keni mundësi shumë të mirë dhe pozitive. Keni qenë në stres për ndryshimet e njëpasnjëshme, por nuk ken ipse të shqetësoheni, mund të ndryshoni punë ose një biznes, fillojeni me datën 4-5, 6 sepse është e hënë e re.

Peshqit- Ky muaj është shumë i përshtatshëm në blerje, zgjidhje të konflikteve të vjetra. Mundësi shumë të mira për levizje, mundësi shumë të mira të 2022, duhet të bëni kujdes me disa cështje ligjore, mbyllini tani! Ana ekonomike dhe financiare do të jetë shumë e mirë.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

‘Kopjon Luizin dhe Kiarën’, Sara Gjordeni e revoltuar pas akuzave: Gjëja më bajat, na keni lodh

‘Kopjon Luizin dhe Kiarën’, Sara Gjordeni e revoltuar pas akuzave: Gjëja më bajat, na keni lodh