Mbajten peng tre persona për
hashashin, dorëzohet 33-vjeçari

Mbajten peng tre persona për<br />hashashin, dorëzohet 33-vjeçari
Një prej të akuzuarve për pengmarrje në bashkëpunim, të ndodhur në Lazarat dy vite më parë është dorëzuar në polici.  Kasëm  Buzheri, 33 vjeç ,banues në Gjirokastër, u dorëzua pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Rrëmbim ose  mbajtje pengë e personit në bashkëpunim”.
 
Buzheri do të gjykohet nga Gjykata e Shkallës së  Parë  Gjirokastër, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda e ka transferuar çështjen për gjykim pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër,pasi Gjykata e Lartë ka rrëzuar të dy vendimet e Gjykatës së Krimeve të Rënda  dhe të Apelit  dhe e ka transferuar çështjen për gjykim pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, duke ndryshuar dhe akuzën në “Heqje të paligjshme të lirisë, në bashkëpunim”.
 
33-vjeçari bashkë me 6 persona të tjerë në fillim të muajit mars 2012 akuzohen se kanë rrëmbyer dhe marrë peng  dy vëllezërit Ergest dhe Velo Shela nga Përmeti dhe Ergys Goxhaj.
 
Sipas prokurorisë më 4 mars 2012, tre të rinjtë janë rrëmbyer dhe janë keqtrajtuar fizikisht nga të pandehurit, pasi ata dyshonin se këta të tre kishin vjedhur lëndën narkotike të llojit hashash që kishin në pronësi.
 
Buzheri bashkë me disa persona të tjerë i morën peng në automjetin e tyre këta tre shtetas dhe i  mbajtën për disa orë në Lazarat, ku kanë ushtruar dhe dhunë fizike.

*Në foto Ergest Shele, një nga tre personat e marrë peng

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim