Mbajti peng 2 persona në Lazarat,
arrestohet në Tiranë 26-vjeçari

Mbajti peng 2 persona në Lazarat,<br />arrestohet në Tiranë 26-vjeçari
Një 26-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi  në vitin 2012 ka mbajtur peng dy persona në lagjen Dunavat, në Lazarat të Gjirokastrës.

Gjykata e ka dënuar të riun me 3 vite burg për veprën penale ‘ Heqje e paligjshme e lirisë’ por ai kishte mundur t’i shpëtonte drejtësisë.
 
Policia bën me dije se në pranga ka rënë Aleksandër Kalemi, banues në Gjirokastër.
 
 Ndalimi i tij  u bë i mundur pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me vendimin e datës 24.12.2015 e ka dënuar me 3 vjet burg për veprën penale "Heqje paligjshme e lirisë", parashikuar nga neni 110/2 dhe 49 të Kodit Penal, sepse  26-vjeçari më datë 04.03.2012 në vendin e quajtur lagjia "Dunavat" iu ka hequr lirinë dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasve E.Sh., R.G., dhe K.A., të cilët janë mbajtur në mënyrë të paligjshme në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

Kalemi iu dorëzua D.V.P. Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Ngjarja e 2012/ Morën peng për drogën, akuza: 150 vjet burg për 7 lazaratasit

Në fillim të marsit 2012 Kalemi së bashku me 6 persona të tjerë  kanë marrë peng 2 vëllezërit Ergest dhe Velo Shela si dhe Ergys Goxhaj.Në atë kohë Prokuroria sqaroi se tre të rinjtë janë rrëmbyer dhe keqtrajtuar nga 7 persona pasi dyshonin se këta të tre kishin vjedhur lëndën narkotike të llojit hashash që ata kishin në pronësi.
 
 
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool 'shkërmoq' Tottenhamin, e mposht 3-6 në Londër! Të kuqtë kryesojnë Premier League

VIDEO/ Liverpool 'shkërmoq' Tottenhamin, e mposht 3-6 në Londër! Të kuqtë kryesojnë Premier League