Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Shkodër, pasi akuzohet se ka mbajtur peng dhe ka përdhunuar një 15-vjeçare.
Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se i riu u arrestua pas denoncimit të vetë të miturës, e cila deklaroi në polici se 19-vjeçari e kishte detyruar të kryente marrëdhënie seksuale.
Për ngjarjen nuk bëhen me dije të tjera detaje, ndërsa i riu akuzohet për veprat penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” dhe "Heqja e paligjshme e lirisë" e shtetasit D. M., 19 vjeç banues në lagjen “Perlat Rexhepi”, Shkodër.