Ditën e sotme në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Durrës, është vendosur masa “Arrest me burg” për 32-vjeçarin Marjus Musaku, i cili akuzohet për “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

Shtetasi Musaku u arrestua në flagrancë nga blutë e qytetit të Durrësit pasi prej 9 ditësh mbante peng nën kërcënimin e armëve të ftohta,  shtetasen Ersida Dyrmishin.

30-vjeçarja, nënë e dy fëmijlve të mitur u deklaruar e humbur nga bashkëshorti i saj më datë 25 korrik. Dyrmishi u mbajt peng për 9 ditë në një banesë në periferi të Durrësit, ndërkohë që familjarët kishin kërkuar dhe ndihmën e mediave dhe qytetarëve për gjetjen e saj.

Musaku dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të renë, duke e kërcënuar dhe për jetën e familjarëve të saj. Sakaq dhe në gjykatë ai ka refuzuar që e reja të jetë rrëmbyer, madje ai është shprehur se “Nuk e kam mbajtur peng. Ajo ka ardhur me dëshirën e saj. Ne kemi një hsitori dashurie, kemi qenë bashkë këto ditë”.

Sakaq, Dyrmishi deklaron se e njihte Musakun, por nuk preferon t’i vendosë një emër tjetër njohjes së tyre.