Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “11 janari” në Kuçovë. Një 37-vjeçar, me probleme të shëndetit mendor, prej gati dy orësh ka mbajtur peng nënën dhe motrën e tij në banesë duke i kërcënuar me thikë se do t’i vriste.
Policia ka arritur që ta arrestojë 37-vjeçarin Gjergji Salla, pas denoncimit që ka marrë nga banorët e zonës.
Prej dy javësh ai refuzonte të konsumonte ilaç dhe ishte bërë agresiv.