Mori peng për disa orë ish të dashurën arrestohet policia i riu nga Shkodra. Policia e Tiranës bënë me dije se në pranga është vendosur shtetasi Neritan Pipa.

Pipa nuk është emër i panjohur për policinë kriminale pasi ndaj tij edhe më parë janë kryer hetime. Për disa kohë i riu ka qenë në hetim nga drejtësia italiane pasi 14 vite më parë u akuzua për vrasje. Pipa rezulton se ka qenë edhe futbollist më parë i cili aktivizohej te skuadra e San Giovanni, ndërsa mbrëmjen e 5 tetorit 2003 u përfshi në një konflikt që përfundoi me një të vdekur dhe një të plagosur.

Sipas mediave italiane Neritan Pipa ka qëlluar me thikë dy të rinj në San Marino, një prej të cilëve humbi jetën më vonë në spital. Pas ngjarjes Pipa u “zhduk” pa lënë gjurmë nga skuadra, duke mos u paraqitur më në stërvitje dhe pa njoftuar skuadrën e tij.

neritan pipa
(Në foto Neritan Pipa)

neritan pipa

(Në foto Neritan Pipa)
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com