Mbajti të mbyllur 21-vjeçaren në një apartament në Astir, 36-vjeçarin e tradhtuan gjurmët e gishtërinjve kur u ndalua nga Rrugorja

Mbajti të mbyllur 21-vjeçaren në një apartament në Astir, 36-vjeçarin e tradhtuan gjurmët e gishtërinjve kur u ndalua nga Rrugorja

Aksioni i RENEA-s, për të hyrë në apartamentin ku qëndronte e mbyllur 21-vjeçarja

Një gjurmë papilare e lënë në banesën ku u mbajt e mbyllur një 21-vjeçare, e tradhtoi Ermal Binjakun, emri i të cilit ishte në listën e 6 personave të kërkuar prej 9 janarit.

Siç bëjnë me dije burimet e policisë së Tiranës, ai u arrestua për dyshimet se i hoqi lirinë të resë, e cila u mbyll me çelës në banesën ku tre vajza dhe gjashtë të rinj dyshohet se festuan me drogë dhe alkool e më tej u larguan duke mbyllur njërën prej tyre.

Emri i Binjakut nuk u bë publik nga policia, vënë në lëvizje nga denoncimi i 21-vjeçares që në gjendje halucinante kërkoi ndihmë duke pretenduar se ishte rrëmbyer çka solli edhe ndërhyrjen e RENEA-s.

Binjaku iu shtua më vonë listës pas konfirmimeve të policisë shkencore që deklaroi se gjurma papilare provon se ai ka qenë në të njëjtën festë bashkë me Joni Sadikaj, Skerdi Sinën, Ogert Alinë, Arnold Jahon dhe Anduel Alinë.

Arrestimi i tij u krye në zonën e Laprakës nga patrullat gjatë kontrollit të automjeteve.

Hetimet tregojnë se gjashtë djem dhe tre vajza u bënë bashkë në zonën e Astirit, në një banesë të siguruar përmes “Booking”. Situate doli nga kontrolli pasi 21-vjecarja pësoi kriza paniku dhe kur policia ndërhyri e gjeti në banesë në gjendje të rëndë emocionale. Policia gjeti në banesë armë dhe pjata me gjurmë kokaine.

Grupi i hetimit disponon dëshmitë e tre vajzave, që tregojnë se si festuan në grup. Në shkresa gjendet edhe rrëfimi i 21-vjeçares që tregon se si ishte trembur nga djemtë me armë./ Top Channel
 

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Atentati në Orikum, shpallen në kërkim dy autorët e dyshuar të plagosjes së Velajt! Njëri qëlloi dhe tjetri ndihmoi

Vlorë/ Atentati në Orikum, shpallen në kërkim dy autorët e dyshuar të plagosjes së Velajt! Njëri qëlloi dhe tjetri ndihmoi