Mbani larg gripin duke konsumuar këto 5 pije

Mbani larg gripin duke konsumuar këto 5 pije

Çaji kamomili

Forconi imunitetin tuaj gjatë sezonit të gripit, duke konsumuar këto 5 pije.

Lëng portokalli
Lëngu i portokallit është i pasur me vitaminë C, kalium dhe acidit folik, duke ofruar shumë përfitime për shëndetin tuaj. Kontribuon në parandalimin e anemisë, pasi përmirëson aftësinë e trupit për të përthithur hekurin, ndërkohë që forcon sistemin imunitar.

Pije smoothie jeshile
Smoothies jeshile, të pasura me perime me gjethe si spinaqi dhe lakra jeshile, ofrojnë vitamina dhe minerale thelbësore për organizmin tuaj, duke kontribuar gjithashtu në procesin e tretjes.

Çaji jeshil
Çaji jeshil njihet prej shekujsh për vetitë e tij të dobishme. Kjo barishte përmban polifenole, të cilat janë substanca antioksidante që ndihmojnë në luftimin e radikaleve të lira të dëmshme të oksigjenit, të cilat lidhen me zhvillimin e kancerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Lëng xhenxhefili
Me vetitë e tij antioksidante dhe veprimin anti-inflamator, një gotë xhenxhefil mund të ndihmojë në ruajtjen e një sistemi imunitar të shëndetshëm, balancimin e niveleve të sheqerit në gjak, rritjen e energjisë dhe uljen e lodhjes dhe letargjisë.

Çaji kamomili
Vepron si qetësues në rastet e stresit, migrenës, nevralgjisë dhe marramendjes, ndërsa përdoret edhe për të luftuar pagjumësinë. Përveç kësaj, forcon sistemin imunitar dhe mbështet funksionin e tretjes. Në të njëjtën kohë, është i dobishëm për inflamacione të ndryshme, ndihmon në trajtimin e problemeve të lëkurës dhe ka veti antispazmatike.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari ndërton superkompjuterin më të madh në botë, për Inteligjencën Artificiale

Shqiptari ndërton superkompjuterin më të madh në botë, për Inteligjencën Artificiale