Tetori është caktuar si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ të kësaj sëmundjeje.

Dorina Toçi, drejtoreshë e ISHP përmes një lidhje të drejtëpërdrejtë në ‘Sot Live në Shqipëri’ u bëri apel grave dhe vajzave që të kryejnë kontrolle të rregullta.

"Tetori është muaji  kundër kancerit të gjirit. Gjatë gjithë vitit ne bëjmë apel për kryerjen e mamografive. Nga 1 tetori deri më 19 tetor janë kryer 4800 mamografi. Në 2024-ën, 805 gra dhe 14 meshkuj janë diagnostikuar me kancer gjiri. Rrezikun më të lartë e kanë moshat 50-70 vjeç, dhe sidomos gjatë viteve të fundit është rritur me ka 2.1%”, tha Dorina Toçi teksa theksoi se mamografitë kryhen rregullisht në të gjithë vendin.  

Teksa u pyet nga gazetari Nertil Agalliu se cilat qytete kishte numrin më të lartë të grave të prekur me kancer gjiri Toçi përmendi tre qarqe.

“Gjatë vitit të kaluar numrin më të lartë e ka pasur Vlora, Korça dhe Durrësi. Këshillohet që kontrollet të bëhen që prej moshës 20 vjeç”, tha ajo.

Nga ana tjetër përveç kancerit, Toçi foli edhe për virozat e stinës, ku në veçanti ai që qarkullon është Covid-19.

“Jemi në sezonin e gripit. Në javët në vijim presim të kemi një rritje të rasteve. Ai që qarkullon më së shumti është Covid-19 edhe pse deri tani nuk kemi pasur rast.Më të prekurit janë personat mbi  50-vjeç”, tha Toçi.

Ajo nënvizoi se vijon procesi i vaksinimit për gripin, teksa shtoi se janë marrë 60% të dozave. Sipas Toçit kjo është një rezultat mjaft i mirë në krahasim me vitet e kaluara.

Toçi e mbylli intervistën e saj me një këshillë për nënat, ku theksoi se nëse fëmija i tyre është me virozë most ë shkojnë direkt në spital, por fillimisht të këshillohen me mjekun pediatër