Cila është dhurata më e shtrenjtë që mbani mend të keni marrë për diplomim, për dasmë, apo dhurata më e shtrenjtë që keni marrë ndonjëherë në jetën tuaj?! Me siguri jo një orë Rolex që kushton qindra mijëra dollarë...

Epo 17-vjeçaren Kylie Jenner mund ta shajnë e ta urrejnë sa të duan për faktin se ka fryrë buzët, se është lidhur me një burrë 8 vjet më të madh se veten dhe siç thuhet e ka ndarë këtë të fundit nga gruaja me të cilën ka edhe një djalë, mund ta urrejnë se është motra e famëkeqes Kim Kardashian apo ta urrejnë thjesht për faktin se merr frymë në këtë planet, por vajza më e vogël e familjes Kardashian mori si dhuratë për diplomimin e saj një orë Rolex me diamante (sikur të mos ishte mjaftueshëm i shtrenjtë Rolex-i pa diamante) nga ana e të dashurit Tyga.

Dhe kjo ishte vetëm një nga dhjetra dhuratat që mori me rastin e diplomimit. Ku të mos i kesh zili motrat më të përfolura të momentit?!
kylie tyga
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)