Dy biznese në Durrës janë gjobitur me nga 1 milionë lekë pasi kanë shkelur masat anti COVID, duke mbajtur hapur aktivitetin e tyrë edhe pas 'orës policore'.
Policia e Durrësit bën me dije se subjektet në shkelje janë konstatuar në lagjet 16 dhe 10 në qytetin bregdetar.
"Ndëshkohen me masë administrative me nga 1.000.000 lekë, 2 subjekte, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ. Strukturat e Policisë Durrës, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrrollet në terren për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative me nga 1.000.000 lekë, shtetasin F. N., pronar i një subjekti në lagjen nr .16, Durrës dhe shtetasin A. T., pronar i një subjekti në lagjen nr. 10, Durrës, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët që të respektojnë me korrektësi masat anti COVID për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital cilindo pronar subjekti që nuk i respekton këto masa kufizuese duke u kthyer burim rreziku për qytetarët", thuhet në njoftimin e uniformave blu.
Komente









