Mbanin lokalin hapur pas orës policore, gjobiten 2 subjekte në Sarandë! Procedohen 5 persona, mes tyre administratori i njërit prej lokaleve, muzika ‘në kulm’

Mbanin lokalin hapur pas orës policore, gjobiten 2 subjekte në Sarandë! Procedohen 5 persona, mes tyre administratori i njërit prej lokaleve, muzika ‘në kulm’

Foto ilustruese

Policia e Sarandës në kuadër të monitorimit për zbatimin e masave anti-COVID, ka gjobitur 2 subjekte me masën administrative 1.000.000 lekësh, pasi kishin shkelur orën policore.

Një prej lokaleve janë proceduar penalisht administratori S.D dhe 4 persona të tjerë, B. M, E. V., U. A dhe E. D për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë  publike, pasi kishin vendosur muzikë.

Policia në cilësinë e provës materiale ka sekuesturar edhe pajisjen muzikore.

Njoftimi i Policisë: 

Sarandë

U konstatuan duke ushtruar aktivitet me muzikë pas orarit të lejuar, ndëshkohen me masë administrative 1.000.000 lekë secili, 2 subjekte.

Procedohet penalisht 1 administrator subjekti dhe 4 shtetas të tjerë për veprën penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”.

Sekuestrohen disa pajisje muzikore.

Në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, gjatë kontrolleve kanë konstatuar dy subjekte me administrator shtetasit S. D., dhe A. T., për të cilët janë vendosur masa administrative 1.000.000 lekë secili, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.

Në vijim të veprimeve nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u proceduan penalisht për veprat penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, shtetasit:

-S. D., banues në Tiranë (administrator hoteli), pasi ka prishur qetësinë publike duke mbajtur muzikë pas orarit të përcaktuar në hotelin e tij, në lagjen nr.1, Sarandë;

-B. M, E. V., U. A dhe E. D., të katërt banues në Tiranë, pasi kanë prishur qetësinë publike duke zhvilluar aktivitet me muzikë pas orarit të percaktuar, në hotelin e administruar nga shtetasi S. D.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb