Arrestohen tre ‘tutoret’ që shfrytëzonin për prostitucion 24 vjeçaren në Fier! E reja u mashtrua online nga ish- i dënuari! Policia në kërkim të tij

Një debat i ashpër në shtëpi në prag të ndërrimit të viteve, e largoi një 24-vjeçare nga gjiri familjar, duke përfunduar e marrë peng, e mashtruar, e dhunuar, dhe e shfrytëzuar për prostitucion për 2 muaj resht nga një 33-vjeçar të cilin e kishte njohur në rrjetet sociale. Arbër Mehmeti nuk ishte aspak mashkulli ideal, por një i dënuar për tentativë vrasje, pronar i një lokali të njohur në Fier, brenda të cilit në dhoma të veçanta, shfrytëzonte vajza për prostitucion. Të njëjtin fat pati edhe e reja nga Patosi, sot e shpëtuar nga duart e shfrytëzuesve, falë shoqes së saj që nuk kishte komunikuar me të prej 2 muajsh dhe kishte dijeni që ishte lidhur në rrjetet sociale me 33-vjeçarin e rrezikshëm Arbër Mehmeti. 

Me tu larguar nga shtëpia më 31 dhjetor 2022 takimin e parë në Fier 24-vjeçarja e pati me 33-vjeçarin. Hipi në makinën e tij dhe menjëherë Arbër Mehmeti i kërkoi telefonin, i hoqi kartën SIM, e theu dhe i mori kartën e identitetit. Vajza nuk mori aspak dashuri por grushte në kokë dhe e kërcënuar me jetë për të mos i treguar askujt asnjë fjalë. E frikësuar vajza ka qëndruar e heshtur dhe e izoluar në një shtëpi pranë lokalit “Cassablanca” në Fier, pa kontakt dhe komunikim me persona të tjerë.

Nga momenti i takimit me Arbër Mehmetin dhe deri kur policia u njoh me denoncimin e shoqes së vajzës, 24-vjeçarja është shfrytëzuar për prostitucion në dy banesa me qira në qytetin e Fierit dhe në një ambient të brendshëm në lokalin e 33-vjeçarit, kundrejt shumave 30 mijë lekë deri 200 euro, para që të përfshirët në këtë rrjet i kalonin në llogaritë e tyre. Tashmë në duart e personave që do të kujdesen për rehabilitimin e saj dhe rikthimin në familje, vajza ka treguar se gjatë këtyre dy muajve është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me meshkuj të ndryshëm edhe në disa hotele, në natyrë dhe në automjete.

Marrjen peng të 24-vjeçares, dhunimin dhe shfrytëzimin e saj e dinin edhe vajza të tjera me të cilat Arbër Mehmeti bashkëpunonte. Tre prej tyre u arrestuan nga policia. Aleksandra Toska, një 19 vjecare banuese në Fier, kishte dhe një nga banesat e marra me qira ku vajza shfrytëzohej për prostitucion. Pranvera Isufaj, 32 vjeç nga Patosi ishte në masë sigurie të arrestit shtëpiak për mbajtje pa leje të armëve të ftohta dhe sipas policisë ka bashkëpunuar në këtë rrjet bashkë me një të mitur 17-vjeçare me inicialet A.D nga Fieri.

Kreu i veprimtarisë kriminale, Arber Mehmeti u shpall në kërkim dhe sipas policisë ai ishte i dënuar më parë, pasi në vitin 2013 ka tentuar të vrasë në bashkëpunim me një person tjetër, dy të rinj 21 vjeçarë. Sipas burimeve për Report Tv, në kohën kur shfrytëzonte të renë për prostitucion, Mehmeti ishte në “arrest shtëpie”, masë të cilën e ka thyer dhe ndër të tjera do të akuzohet edhe për largimin e të burgosurit nga vendi i qëndrimit. Policia po heton për të identifikuar dhe për të vënë përpara përgjegjësisë penale, edhe persona të tjerë të implikuar në këtë rast.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:23
Organizatori i mbajtjes peng të 24 vjeçares që u shfrytëzua për prostitucion në Fier, 32 vjeçari i dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë

1676644060_hgsetwe.jpg

Arbër Mehmeti u shpall sot në kërkim nga policia e Fierit si organizator i ngjarjes kriminale të ndodhur në Patos, ku një 24 vjeçare prej dy muajsh mbahej peng nga Pranvera Isufaj, Aleksandra Toska dhe e mitura A.D, të cilat e shfrytëzonin për prostitucion.

Mësohet se Mehmeti ishte i dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë në vitin 2013 kur së bashku me Shpëtim Kanda, 40 vjeç, tentuan të vrasin me armë zjarri ‘pistoletë’ shtetasit E.S, 30 vjeç  dhe E. S., 21 vjeç.  Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nika: 27/02/2023 13:28

    Tu shujte fara ty more qen bir qeni dhe atyre bushtrave qe e moren peng kete vajzen dhe policise qe duhet ta di se sben ne nje pordh ven se ku kryhet prostitucioni me detyrim e dhune. Ju meritoni plumbin ose ekstradim te ai burgu i El Salvadorit t'ju rregullojne mire aty.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' 

Dy ish kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love'