Mbante kallashnikov në banesë, pranga 28-vjeçarit në Shijak! I sekuestrohet edhe municion luftarak

SHIJAK- Një i ri ka rënë në pranga në Shijak të Durrësit, pasi në banesë i është gjetur një kallashnikov. Redjon Domi, 28 vjeç, është arrestuar në kuadër të operacionit ‘Sundimi i Ligjit’.

Gjatë kontrollit që policia i ka ushtruar në banesë, 28-vjeçari ka tentuar që të fshehë kallashnikovin në një ambient afër banesës së tij

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të siguruar nga inteligjenca informative se në fshatin Metallaj, Shijak, një shtetas posedonte armë zjarri në banesë, kanë organizuar punën në kuadër të operacionit mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit" dhe si rezultat kanë vënë në pranga shtetasin:    

- Redjon Domi, 28 vjeç, banues në fshatin Metallaj, Shijak. Ky shtetas posedonte 1 armë zjarri kallashnikov, të cilën, kur ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar ta fshehë në një ambient afër banesës së tij”, njofton policia.

Gjatë kontrollit në këtë ambient dhe në banesë, shërbimet e Policisë kanë gjetur armën e zjarrit, një krehër dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.        

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh