Një vajzë 25-vjeçare është vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi mbante me vete lëndë narkotike dhe ekstazi.

E reja e identifikuar U,SH, e cila mbante me vete lënde narkotike kanabis dhe ekstazi ka rënë në prangat e bluve të Tiranës.Gjithashtu gjatë një kontrolli në banesën e saj, u gjet një armë zjarri pistoletë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike kanabis dhe ekstazi, së bashku me armën e zjarrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.