SHKODWR- Tan Brahimi, ish-banori i Big Brother është vënë në hetim nga Policia e Shkodrës. Ai mbante në banesën e tij në kushte të papërshtatshme një shpend hutë (Buteo buteo), të mbrojtur me ligj.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit nga Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror uniformat blu kontrolluan banesën e tij ku gjetën shpendin i cili aktualisht po trajtohet nga specialistët e menaxhimit veterinar të bashkisë së qytetit.

"Komisariati i Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit nga Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (P.P.N.E.A), për një shpend të rrallë të mbrojtur me ligj, që mbahej nga një shtetas, bazuar dhe në disa video të publikuara në rrjetet sociale, kanë kryer veprimet hetimore për rastin.

Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. B., 37 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër", njoftoi sot policia.        

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës.