Mbappe tre gola, Real Madridi nxjerr Man. Cityn jashtë Champions League! Juventusi turpërohet në Evropë, kalojnë PSG e Dortmund

Mbappe tre gola, Real Madridi nxjerr Man. Cityn jashtë Champions League! Juventusi turpërohet në Evropë, kalojnë PSG e Dortmund

Festa e Real Madrid dhe ajo e PSV Eindhoven

Champions League zhvilloi mbrëmjen e 19 shkurtit katër ndeshjet e kthimit play-off, nga ku u mësuan edhe skuadrat e tjera që siguruan biletat e mbetura për në fazën e 1/8. Real Madrid, PSG, PSV dhe Dortmund kalojnë më tej. Manchester City dhe Juventus mbeten jashtë eventit.

Në ‘Bernabeu’ Real Madridi mposhti 3-1 Man. Cityn me tripletën e Mbappe. Darka evropiane tregoi se francezi është për sfida të tilla vendimtare duke shkëlqyer në minutat 4, 33 dhe 61, teksa Nico në fundin e ndeshjes shënoi për Cityn. Pas krizës në kampionat tanimë City e sheh veten edhe jashtë Champions League.

Në ‘Philips Stadium’ të Eindhovenit vendasit e PSV fituan 3-1 pas 120 minutave lojë kundër Juventusit dhe duke përmbysur ‘Zonjën e Vjetër’ kalojnë më tej në 1/8. Turpërim Italian në Europë pasi më herët ishin eliminuar edhe Milan e Atalanta. Paçka se Juve fitoi 2-1 ndeshjen e parë, ndeshja e kthimit ishte me dy fytyra, ku italianët dominuan në pjesën e parë, por pa shënuar.

Perisic zhbllokoi shifrat për PSV në minutën e 53, para se Weah të barazonte dhjetë minuta më vonë. Ishte Saibari që me golin e tij e dërgoi ndeshjen në shtesë. Juventusi u duk pa ide dhe muskuj, teksa pësoi edhe golin e tretë me Flamingo në minutën e 98-të duke i dhënë lamtumirën kompeticionit. Vetëm Interi mban lart flamurin Italian në Evropë.

Në ‘Parkun e Princave’ PSG nuk u kursye dhe mposhti 7-0 Brestin në përballjen franceze. Barcola, Kvaratskhelia, Vitinha, Doue, Mendes, Ramos dhe Mayulu ishin autorët e golave.

Në Gjermani Dortmundi u mjaftua me barazimin 0-0 kundër Sporting Lisbone dhe pas fitores 0-3 në ndeshjen e parë kalon më tej.

Skuadrat e kualifikuara në 1/8 e Champions League nga faza play-off: Club Brugge, Feyenoord, Bayern Munich, Benfica, Dortmund, PSG, Real Madrid, PSV.

Kujtojmë se shorti për fazën e 1/8 do hidhet këtë të premte në orën 12:00 në Zvicër.

Champions League, faza play-off:

E martë, 18 shkurt 2025 - ndeshjet e kthimit

18:45 Milan 1-1 Feyenoord (0-1)

21:00

Atalanta 1-3 Club Brugge (1-2)

Bayern Munich 1-1 Celtic (2-1)

Benfica 3-3 Monaco (1-0)

E mërkurë, 19 shkurt 2025 - ndeshjet e kthimit

18:45 Dortmund 0–0 Sporting Lisbone (3-0)

21:00

PSG 7–0 Brest (3-0)

PSV 3–1 Juventus (1-2) - Pas 120 minutave kualifikohet PSV

Real Madrid 3–1 Manchester City (3-2)

*Në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 28 Mars, 18:47

    Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?



×

Lajmi i fundit

500 bashki nga i gjithë Ballkani do të përfitojnë WiFi publik falas, aplikoni deri më 28 prill

500 bashki nga i gjithë Ballkani do të përfitojnë WiFi publik falas, aplikoni deri më 28 prill