Mbarëvajtja e zgjedhjeve 
OSBE/ODIHR vlerëson policinë

Misioni i Monitorimit të Zgjedhjeve OSBE-ODIHR, vlerësim për bashkëpunimin me Policinë e Shtetit gjatë zgjedhjeve të 25 Qershorit.

Pas përfundimit të Misionit të Monitorimit së Zgjedhjeve OSBE-ODIHR të 25 Qershorit, Ambasadori dhe drejtuesi i këtij misioni Peter Tejler ka vlerësuar bashkëpunimin me Policinë e Shtetit në këtë proces zgjedhor.

Me anë të një letre drejtuar Drejtorit të Policisë së Shtetit Haki Çako, Tejler shpreh mirënjohjen për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Misionit të Monitorimit.

Ambasadori Peter Tejler ka vlerësuar në veçanti edhe rolin që drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit kanë luajtur në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

"Në veçanti dëshiroj të shpreh vlerësimin tim të thellë për mbështetjen e përditshme nga drejtuesit e Departamentit të Sigurisë dhe për të gjithë Drejtuesit Rajonal të Policisë së Shtetit lidhur me sigurinë e ekipit tim", shkruan shefi i ODIHR në Tiranë.

Në mesazhin drejtuar Policisë së Shtetit ambasadori Tejler vë theksin tek rëndësia e rritjes së besimit të publikut.

"Gjithashtu suksese në forcimin e bashkëpunimit dhe besimit ndërmjet shtetasve shqiptar dhe Policisë së Shtetit’’, shkruan ambasadori Tejler.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës