Mark Frroku do të vazhdojë të qëndrojë në burg dhe gjatë periudhës që gjykimi ndaj tij do të zhvillohet nga dhoma penale e kryeqytetit.
Ka qenë ky vendimi i trupës gjykuese kryesuar nga Klorinda Cela, pasi këtë të martë, Frroku i mbaronin afatet e paraburgimit dhe nga kafazi i hekurt ai kërkoi lirim.
Ish deputeti kristiandemokrat është i dyshuari i prokurorisë për vrasjen e Aleksandër Kurtit më 1999 në Belgjikë, por këtë krim, Frroku thotë se nuk e ka kryer dhe pretendimet e akuzës ai i quan sajesë.
Për më shumë se 8 muaj, ai u gjykua nga kolegji penl i gjykatës së lartë, por pas lënies së mandatit të deputetit, dosja u transferua për kompetencë në Gjykatën e Tiranës, aty ku gjithçka nisi nga e para dhe sot ishte seanca e dytë.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com