Mbaron afati për statutin e Asociacionit, serbët: Do negociojmë ende

Mbaron afati për statutin e Asociacionit, serbët: Do negociojmë ende

Marko Gjuriç

Afati i fundit për dorëzimin në Bruksel të draftit të statutit për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë ka qenë ditën e djeshme, por edhe pse pala kosovare nuk e ka depozituar deri në orët e mbrëmjes duket se serbët janë tërhequr nga ultimatum i tyre.

Para dy ditësh në media qarkulluan disa deklarata nga disa liderë lokalë të serbëve në veri të Kosovës se në rast se skadonte afati, atëhere ata do të shpallnin autonominë e komunave serbe nga Kosova. Këtyre deklaratave iu shtuan edhe ato të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi mbi një korrigjim ose më saktë ndryshim të kufijev midis Serbisë e Kosovës, çka solli një tensionim të situatës, sidomos në veri të Kosovës.

Por duket se në Serbinë zyrtare, që është edhe fuqia e serbëve në Kosovë, ka mbizotëruar arsyetimi racional. Pas deklaratave të së premtes me tone të forta, por edhe racionale presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka mbledhur dje me urgjencë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Mediat serbe shkruajnë se në fokus të mbledhjes ishte situata e qytetarëve serb në Kosovë dhe Metohi. Në përfundim të mbledhjes, përfaqësuesi i serbëve në Kosovë, Marko Gjuriç, ka dhënë një deklaratë në të cilën ka garantuar se pala serbe do të vazhdojë dialogun me Prishtinën nëpërmjet Brukselit. Gjithashtu Gjuriç ka sulmuar serbët që bënë deklaratat e forta

Gjuriç ka thënë se situata në Kosovë është tensionuar për shkak të deklaratave të politikanëve serb. Ai ka garantuar se dialogu me Kosovën do të vazhdojë. Pas kësaj mbledhjeje, drejtori i zyrës për Kosovën dhe Metohinë në qeverinë serbe, Marko Gjuriç ka folur mediat. Gjuriç ka treguar detaje nga mbledhja e Këshillit.

Është një turp për ne që po flasim për sigurinë e serbëve në Kosovë, një situatë e tillë vjen pasi disa serbë, politikanë të papërgjegjshëm dhe disa udhëheqës të kishës, krijojnë një atmosferë të tillë kundër vendit të tyre, duke krijuar skenarë konfliktesh, e duke na vënë në një situatë ku në vend të detyrimeve ndaj Brukselit po flasim për sigurinë e popullit tonë. Ne nuk do të ndalemi duke folur për domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjes me Prishtinën.

Marko Gjuriç

Vuçiç thirrje për qetësi

Në fakt që ditën e premte presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës për qetësi dhe durim. Vuçiç u është drejtuar me një letër të hapur qytetarëve serbë të Kosovës, përmes së cilës u ka garantuar përderisa ai të jetë në krye të shtetit të Serbisë, nuk do të lejojë dhunë të organizuar mbi serbët dhe shenjtërit e tyre, as përndjekjen e tyre.

Ai u është lutur qytetarët serbë që të mos ndërmarrin asnjë veprim të njëanshëm, pasi sipas tij, këtë do të mund ta shfrytëzonin shqiptarët ose një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare si pretekst për të ndërmarrë çfarëdo aksioni ndaj tyre. Ai ka thënë se ruajtja e paqes në Kosovë është detyrë parësore e NATO-s prej të cilës pret dhe kërkon që “ta ruajnë paqen në atë mënyrë që të pengojnë çfarëdo tentimi eventual të kujtdo dhe me çfarëdo preteksti që ta marrin dhe ta grabisin hidro-elektranën ‘Gazivoda’ (Ujman) dhe trafo-stacionin ‘Vallaç’ ose cilindo objekt kyç infrastrukturor prej të cilit varet mbijetesa e serbëve”.

Reagimi i BE

Maja Kocijançiç, zëdhënëse e shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se "ekipi menaxhues ka pasur katër muaj kohë për draftimin e statutit të Asociacionit". Sipas BE-së, në kohën kur ky ekip e informon Brukselin për rezultatet e punës së tyre atëherë kjo do të diskutohet në takimet e nivelit të lartë në BE nga presidentët e Kosovës dhe ai i Serbisë.

Situata në veri e qetë

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti ka deklaruar dje se situata e sigurisë në veri të Kosovës ka qenë e qetë me lëvizje të pakta të qytetarëve.

Policia e Kosovës është në krye të detyrave zyrtare dhe të parapara me ligj, por edhe në bazë të urdhrit operativ që ka dalë nga drejtoria e përgjithshme e Policisë së Kosovës. Që nga orët e hershme të mëngjesit asnjë zhvillim i çfarëdo lloj përmase që do të rrezikonte, cenonte apo prishte rendin publik, ose të rrezikonte ose cenonte sigurinë e përgjithshme, nuk ka ndodhur. Prandaj themi se është një ditë tërësisht e rëndomtë, e qetë dhe pa ndonjë zhvillim të çfarëdo përmase të sigurisë.

Ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Besim Hoti

Lëvizja e KFOR në veri

Mediat serbe dhe kosovare kanë raportuar dje se forcat e KFOR-it, kanë marrë në kontroll liqenin e Ujmanit. Liqeni artificial i Ujmanit në veri të Kosovës, është më i madhi në vend dhe aktualisht menaxhohet nga serbët, ndaj kjo lëvizje është parë si një marje masash drastike nga ana e forcave ndërkombëtare për ndonjë situatë emergjente. Por zyrtarët e KFOR-it e kanë hedhur poshtë këtë version. Zyrtarët thanë se prania e trupave atje është pjesë e një ushtrimi të planifikuar më herët.

KFOR nuk ka marrë nën kontroll asgjë. KFOR-i ka mbajtur një ushtrim të planifikuar që dy ditë. Ne kemi bërë një ushtrim të planifikuar në të gjithë Kosovën dhe jo vetëm në veri. Kjo është bërë për t'i testuar kapacitetet dhe gatishmërinë e ushtarëve të KFOR-it.

Ka thënë për Radion Evropa e Lirë një zyrtar për media i KFOR-it

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja