OAXACA - Një gjyshe meksikane ka arritur të mbajë shkollën fillore në moshën 100-vjeçare. Manuela Hernandez u lind në vitin 1913 në shtetin e Oaxaca. Ajo hyri në shkollë, por e la një vit më vonë, për të ndihmuar familjen e saj.

Studimet i rinisi vetëm tetorin e shkuar, kur ishte 99 vjeç me rekomandim të një prej nipave të saj. Tani, e moshuara do të marrë një diplomë për këtë arritje të sajën.

“Më pëlqente shumë shkolla, por nuk mund ta vazhdoja. Bëra një vit e më pas punova me babanë dhe mamanë duke mbledhur hekura”,-tha ajo.

Hernandez thotë se ka në plan të vazhdojë studimet. Në këtë shtet të Meksikës, më shumë se gjysma e banorëve mbi 15 vjeç nuk kanë mbaruar shkollën fillore.

Redaksia Online
(by/shqiptarja.com)