Mbërrijnë 189 turistët e parë pas 3 muaj mbylljeje prej COVID-it, Klosi: Charter-i i parë në Europë (FOTO+VIDEO)

Ditën e sotme mbërriti në Shqipëri charter-i i parë me 189 turistë nga Bjellorusia pas 3 muaj mbylljeje nga pandemia e COVID-it. Pritja e tyre u krye nën masa anti-covid, ku punonjësit ishin të pajisur me maska mbrojtëse për shkak të pandemisë. Të gjithë turistët  të pajisura me maska të kuqe, ku shkruhej "Qëndro i sigurt" kanë kaluar në tunelin e dezinfektimit dhe u është matur temperatura. Ata patën një agjendë të mbushur prej më shumë se 2 orësh.

Gjatë mbërritjes në tokën shqiptare, dy vajza të veshura me një pjesë të veshjes popullore shqiptare u kanë dhuruar karafila të kuq. Në aeroportin "Nënë Tereza" ishte i pranishëm edhe ministri i turizmit Blendi Klosi, i cili është shprehur se sipas informacioneve që ka ky është charter-i i pari me turistë që ka udhëtuar në Europë që pa mbylljes prej COVID-19.

"Pata kënaqësinë e madhe të dhuroja një buqetë me 198 lule pasi janë pasagjerët e parë që erdhën sot në Shqipëri duke mbushur plot e për plot charterin e parë i cili jo vetëm erdhi në Shqipëri si charteri i parë turistik, po mbas informacioneve që në kemi mbase është charteri i parë turistik në Europë. Edhe shumë mirë që e filluam nga Shqipëria këtë aktivitet rajonal, këte aktivitet evropian duke i dhënë shumë entuziazëm sektorit turistik në Shqipëri. Është një punë e madhe që kemi bërë ne gjithë këto 2 muajt e pandemisë për të krijuar atmosferën për të pritur më shumë turistë në Shqipëri për të krijuar strukturat akomoduese, për të krijuar rregullat e menaxhimit të virusit që akoma nuk është larguar nga Shqipëria që edhe këto fjalë mirëseardhje për stafin për organizatorët për ALER group që arriti të sjellë grupin e parë të turistëve nga Bjellorusia e më pas nga Ukraina e të shpresojmë shumë nga Polonia e nga vende të tjera të vendeve balltike për të pasur një sezon të qëndrueshëm në Shqipëri. E gjitha kjo është falë punës së madhe që bënë qytetarët shqiptarë për të menaxhuar situatën e koronavirusit dhe po ashtu forcës së madhe që ka sistemi shëndetësor shqiptar që garanton se mundet ta përballojë një situatë edhe në rastet që kemi nëse do të kemi problematika të caktuara. Prandaj duke ju uruar mirëseardhjen turistëve të parë e duke shpresuar që do të jetë një sezon mbijetese me një numër të konsiderueshëm turistësh vendas e të huaj në Shqipëri. Falenderoj organizatorët, falenderoj padyshim kompaninë që pranoi që të çonte 3 chartera në javë në Shqipëri në mënyre të shpejtë po dhe tu kërkoj atyre që bëjnë menaxhimin që të kenë shumë kujdes për të ruajtur distancimin social dhe për të qenë gjatë gjithë kohës pranë strukturave shtetërore, të cilat do të bëjnë gjithë kujdesin e duhur për shëndetësinë për higjenën.", shprehet Klosi.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 13/06/2020 07:59

    Asnje lloj turizmi nuk e shpeton dot me kete vend hajdutesh!Vetem te korruptuarit kane mbetur ne ate vend si dhe ata qe nuk kane gje ne dore.Dhe nuk kemi pare gje akoma!

    Përgjigju
  • SHQIPNI: 12/06/2020 21:00

    Welcome to Albania!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan