Mbërrijnë 7020 vaksina anti-COVID, Rama: S'do ndalemi! Të tjera doza të Pfizer, Astrazeneca, Sinovac e Sputnik do vijnë

Mbërrijnë 7020 vaksina anti-COVID, Rama: S'do ndalemi! Të tjera doza të Pfizer, Astrazeneca, Sinovac e Sputnik do vijnë

Momenti kur kanë mbërritur vaksinat

Këtë mbrëmje kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 7020 doza të tjera vaksinash anti-COVID të Pfizer, pjesë e kontratës së qeverisë shqiptare me kompaninë amerikane. Lajmin e bën me dije kryeministri Edi Rama në rrjete sociale ku thekson se të tjera doza të Pfizer, Astrazeneca, Sinovac e Sputnik do vijnë në vazhdim. 

Në mesazhin e tij kryeministri shkruan se ajo që dukej e pamundur deri para dy muajsh po ndodh para syve tanë çdo ditë dhe shton se sipas tij e mira është e gjitha përpara nesh. më tej Rama thotë se “Shqipëria po del nga tuneli i gjatë i pandemisë, për t’iu kthyer me të gjitha fuqitë jetës, e për të rritur ekonominë e saj duke filluar nga sezoni turistik".

"7020 doza të tjera Pfizer mbërrijnë në Shqipëri; të tjera doza Pfizer, Astrazeneca, Sinovac e Sputnik do të vijojnë të mbërrijnë dhe ne nuk do të ndalemi asnjë ditë, deri në fund. Ajo që dukej e pamundur deri para vetëm dy muajsh po ndodh para syve tanë çdo ditë! Shqiptarët po vaksinohen masivisht dhe Shqipëria po del nga tuneli i gjatë i pandemisë, për t'iu kthyer me të gjitha fuqitë jetës, e për të rritur ekonominë e saj duke filluar nga sezoni turistik e vijuar me paketën më të madhe në histori të investimeve të huaja, po edhe vendase, private e publike. Më e mira është e gjitha përpara nesh, së bashku do ta bëjmë Shqipërinë të Ardhmen tonë", shkruan Rama.

Deri tani janë 396,560 doza vaksinash që kanë mbërritur në Shqipëri, nga të cilat janë kryer 267,531 vaksina. Vetëm ditën e sotme janë bërë 8,352 vaksinime në të gjithë vendin. Ndryshe nga herët e tjera, sonte për të pritur vaksinat nuk kanë qenë as kryeministri dhe as ministrat Ahmetaj me Manastirliun. Pfizer ishte e parë që injektua në Shqipëri, më pas erdhi AstraZeneca, ndërsa vaksinimi masiv po vijon më Sinovac

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:59
Ditën e sotme janë bërë 8,352 vaksina antiCOVID në të gjithë vendin

Gjatë ditës së sotme janë bërë 8,352 vaksinime në të gjithë vendin. Në total që nga fillimi i fushtës "Shqipëria Buzëqesh" janë bërë 267531 vaksinime.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë