Kryeministri Edi Rama bën me dije se kanë mbërritur në vendin tonë 67,860 doza të vaksinës Pfizer.

Kjo sasi e vaksinave Pfizer, Rama thekson se u sigurua nga financimi i qeverisë shqiptare përmes instrumentit Covax, nga kontrata direkte me kompaninë si dhe nga mbështetja e Bashkimit Europian. Në total në vendin tonë kanë mbërritur 1,679,410 vaksina anticovid.

“67,860 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 1,679,410 sasinë e vaksinave anticovid të mbërritura në vend. Kjo sasi e vaksinave Pfizer u sigurua nga financimi i qeverisë shqiptare përmes instrumentit Covax, nga kontrata direkte me kompaninë si dhe nga mbështetja e Bashkimit Europian. Vijojmë çdo ditë pa u ndalur me vaksinimin masiv në të gjithë vendin. Deri tani janë kryer 1,148,910 vaksinime”, shkruan Rama.

1,138,771 vaksinime janë kryer deri tani në vendin tonë, ndërkohë që vetëm në javën e hapur për personat +18 vjeç janë kryer vaksinuar 70 mijë qytetarë. Me konfirmimin e pranisë së variantit Delta në vendin tonë, Manastirliu i bëri apel qytetarëve që të vaksinohen si dhe të respektojnë masat anti-COVID, si të vetmet mënyra për të penguar përhapjen e këtij virusi.