Mbërrijnë në Holandë 193 trupat
e avionit malajzian, shpallet ditë zie

Dy aeroplanët me 193 trupat e holandezëve që humbën jetën në Grabovë të Ukrainës mbërritën pasditen e sotme në Holandë, e cila ka shpallur ditën e sotme ditë zie. Ekspertët do të fillojnë verifikimin e të viktimave, shumica prej të cilëve janë hollandezë. Dy avionët ushtarakë hollandezë dhe australianë, që mbanin trupat e viktimave zbarkuan në Eindhoven, të pritur nga familja mbretërore hollandeze, kryeministri Mark Rutted he qindra të afërm të viktimave.

Këmbanat e kishave ranë 5 min përpara se të uleshin avionët. Një flotë e madhe detare qëndronte pranë për të përcjellë trupat në kazermat në jug të qytetit të Hilversum për t’u identifikuar, proces i cili pritet të zgjasë me muaj. 

Ndërkaq ka shqetësime në rritje se vendi i rrëzimit të avionit nuk ka qenë i izoluar si duhet duke rrezikuar zhdukjen dhe manipulimin e provave. Rebelët pro-rusë akuzohen gjerësisht për rrëzimin e avionit malajzian 6 ditë më parë.

Ndërkohë luftimet midis pro-rusëve dhe ukrainase kanë vazhduar edhe ditën e sotme ku dy avionë ushtarakë ukrainas janë rrëzuar në Urainën Lindore, vetëm 35 metra larg vendit të rrëzimit të fluturimit 17, 6 ditë më parë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve