Mbërrijnë në portin e Durrësit
Artistët e Bienales së Mesdheut

Mbërrijnë në portin e Durrësit<br />Artistët e Bienales së Mesdheut
Kanë mbërritur në portin e Durrësit nga Bari 120 artistë pjesëmarrës në Bienalen e Artistëve të Rinj të Mesdheut, që do të zhvillohet në Shqipëri nga data 4 maj deri në 9 maj.

Ndër vendet ku do të zhvillohet ky aktivitet është edhe Bunk'Art2 ku do të ketë performanca të ndryshme të artistëve, si ekspozita, recitime dhe improvizime të ndryshme artistike. 

Artistët u nisën një ditë më parë nga porti i Barit në drejtim të Durrësit, ndërsa kanë zbritur nga trageti sot në mëngjes. 

Ky është një nga eventet më të mëdha dedikuar artit bashkëkohor që është bërë në Shqipëri. Ky event është organizuar nga Ministria e Kulturës në partneritet me Bashkinë e Tiranës, ku mbështetja më e madhe bëhet nga Rajoni i Pulias dhe Instituti i Kulturës Italiane dhe do të mbahet edhe tek “Reja” që është vendosur në Galerinë Kombëtare të Arteve e në shumë institucione, ku janë 70 të kuratorë dhe artistët e ftuar në këtë event për të prezantuar punët e tyre.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar