Mbërrijnë në Shqipëri 37 afganë, akomodohen në Qytet Studenti! Në total 644 të strehuar në vendin tonë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 37 afganë të tjerë, duke e çuar në 644 numrin total të refugjatëve që kanë ardhur në më shumë se një javë në vendin tonë. Ata janë akomoduar në Qytetin Studenti, për t'u transferuar në ditët në vijim në struktura hoteliere në bregdet. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Jashtme.

Ditën e djeshme "rreth 300 afganëqë qëndruan për 5 ditë në 'Qytet Studenti', janë nisur drejt Lezhës, për t'u akomoduar në hotele. 'Qytet Studenti' shërben vetëm si një vend tranzit për afganët, deri sa të përfundojnë procedurat e regjistrimit në polici dhe më pas mund të largohen në hotele. Njësoj do të fuksnionojë dhe me 37 refugjatët e ardhur ditën e sotme. Aktualisht po përdoret vetëm godina 11 dhe 12, ku u ofrohen nevojat bazike që kanë të bëjnë me ushqimin, veshmbathjen dhe çdo gjë tjetër pasi kanë kaluar testin e COVID-19 dhe kanë rezultuar negativ.

Durrësi, Lezha dhe Berati janë tre qytetet që kanë hapur dyert për akomodimin e afganëve, sepse mundësia për strehimin e tyre në kampe është përjashtuar kategorikisht nga qeveria Rama. Shqipëria ishte ndër vendet e para që u angazhua për të strehuar qytetarët afganë të cilët po largohen nga vendi i tyre, pasi u kërcënohet jeta nga talebanët. Pritet që në Shqipëri të strehohen 4000 afganë të cilët do të qëndrojnë për 1 vit, deri sa ata të marrin vizën për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por nëse dikush prej tyre do të qëndrojnë përgjithmonë, është i lirë për ta bërë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin