Mbërrin në Berat tek e ëma trupi i Anxhelina Petros, nesër përcillet për në banesën e fundit (VIDEO-FOTO)

Ka mbërritur në Berat trupi i pajetë i Anxhelina Petros, 29-vjeçarja që u vra barbarisht nga babai i saj Aleko Petro. Ditën e neserme, ajo do të përcillet për në banesën e fundit, ndërkohë që sot, trupi i saj i është dorëzuar nënës dhe familjarëve të tjerë që e reja kishte në Berat.

Në një prononcim për Report Tv, djali i tezes së Anxhelinës, Romario Leshi ka folur lidhur me të duke i mëshuar faktit që ajo nuk vinte në Shqipëri prej 12 vitesh. 

"Ka qënë vajzë shumë e urtë. Nuk kishte as probleme dhe as konfikte. Jetonte në Greqi që kur ishte 16 vjeç. Në Shqipëri nuk ka ardhur që kur u largua."

Anxhelina Petro, 29 vjeçe, nga Berati u vra barbarisht nga babai i saj, Aleko Petro, natën e ndërrimit të viteve në shtëpinë e tij në Korfuz. Pas vrasjes, i ati e groposi vajzën në oborrin pas shtëpisë, ndërkohë që në një rrëfim për mediat greke ai shprehu pendim për ngjarjen e rëndë dhe tha se për të qetësuar shpirtin e vajzës “më varni në mes të Korfuzit”.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 08/01/2019 15:17

    Po të shikoni me kujdes fytyrat të afërmve te saj nuk janë shqiptarë... Grekërve ngaqë janë jevgj u bëhet qejfi ti quajnë këta shqiptarë sepse duan ti poshtërojne shqiptarët, prandaj dhe u bien daulleve në këtë rast, dmth me një gur vrasin dy zogj nderkohë që vajza ndjesë pastë ka vetëm letra shqiptare. (Kush kuptoi kuptoi) Megjithate ishte njeri dhe në lule të rinise dhe perendite ta ruajnë shpirtin e saj në gji të tyre..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës

Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës