GREQI-Një ngjarje e rëndë është shënuar në Korfuz në ditët e para të Vitit të Ri. Sipas mediave greke, një shqiptar ka vrarë vajzën dhe më pas e ka varrosur në oborrin pas shtëpisë për të fshehur gjurmët, pasi ishte kundër lidhjes së saj me një të ri nga Afganistani. Viktima është Anxhelina Petro 28-vjeçe nga Berati, ndërsa i ati është arrestuar pas krimit. Ngjarja ka ndodhur në Alepou të Korfuzit në ditën e parë të Vitit të Ri, ndërsa është zbuluar dje.

Ka qenë i dashuri i saj nga Afganistani që ka bërë denoncimin pasi nuk po arrinte që të kontaktonte me 28-vjeçaren, e cila nuk ishte paraqitur në punë. Ai ngriti dyshimet se vajza mund të ishte vrarë, pasi i ati nuk pranonte lidhjen. Më pas policia ka marrë në pyetje të atin e vajzës, ku ka zbuluar se ishte ai autori i vrasjes.

Fillimisht i ati i vajzës 52-vjeç është shprehur para policisë; më ndihmoni që të gjej vajzën time. Por pas marrjes në pyetje nga grupi hetimor ka dhënë përgjigje kontradiktore duke bërë që të merret i pandehur si i dyshuari kryesor dhe pas disa orësh pranuar gjithcka 'po, unë e vrava vajzën' duke treguar edhe vendin ku e varrosi. 

Shqiptarja Anxhelina Pjetro kishte disa vite që ishte njohur me afganin, ndërsa babai e kundërshtonte marrëdhënien. Kjo ishte arsyeja që vajza ishte larguar nga banesa, ndërsa punonte në një dyqan. Sherret e njëpasnjëshme sollën edhe ngjarjen tragjike në ditën e parë të janarit. Sipas mediave greke, 52-vjeçari e vrau vajzën e tij pas goditjeve disa herë me shufër hekuri në kokë. Report Tv publikon pamjet e vajzës që u vra nga i ati dhe të vendit ku e varroi në oborrin pas shtëpisë. Ndërkohë trupi është transportuar për kryerjen e autopsisë. Krimi në familje ka tronditur Korfuzin.