Mbërrin në portin e Durrësit anija tregtare me 3,040 ton grurë nga Turqia

Mbërrin në portin e Durrësit anija tregtare me 3,040 ton grurë nga Turqia

Anija tregtare e ankoruar në portin e Durrësit nga Turqia

DURRËS- Një anije tregtare ka mbërritur në kalatën nr 4 të portit të Durrësit duke ngarkuar një sasi prej 3,040 ton grurë. Kjo sasi gruri u transportua nga anija tregtare ‘Okhotsk’ e cila vjen nga lundrimi 18 ditor nga Porti i Samsunit nga Turqia.

Kujtojmë se  kjo është sasia e dytë që mbërrin në portin e Durrësit, më herët në kalatën numër 2, mbërriti nga Ukraina 6 mijë ton grurë.

Anija u furnizua me grurë në portin Izmail të Ukrainës gjatë muajit gusht në bazë të një marrëveshje të arritur ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, për t’i lejuar kësaj të fundit eksportimin e stokut të grurit të bllokuar nëpër depo për shkak të luftës. Në Ukrainë ka disa miliona tonelata grurë të bllokuara, e që presin të shpërndahen në të gjithë globin. Bllokimi i porteve ukrainase shkaktoi probleme në furnizimin global me drithëra, mirëpo falë një marrëveshjeje Rusi – Ukrainë të ndërmjetësuar nga Turqia, Ukraina ka nisur sërish eksportin e mijërave tonë drithëra. Rusia dhe Ukraina së bashku mbulojnë gati një të tretën e eksporteve globale të grurit.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë