Një ndër jahtet më gjigantë në botë ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Portin e Sarandës. Bëhet fjalë për jahtin “Maltese Falcon”, i cili është ankoruar sot në qytetin jugor.
Mësohet se në bordin e jahtit janë rreth 20 persona si personel i mjetit super luksoz, ku personi VIP është një shtetas amerikan, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur. Ata do të qëndrojnë në Sarandë deri ditën e nesërme.
Gazetari i Report Tv raportoi se ky është një jaht që përdoret me qira dhe me të kanë bërë udhëtime njerëz të famshëm në botë, duke përmendur edhe themeluesin e Google, Larry Page.
Gjithashtu, jahti gjigant është marrë me qira nga të tjerë njerëz me famë botërore, siç është aktori Tom Hanks, apo dhe aktori, këngëtari e producenti Hugh Jackman.
Ky është një event i veçantë për qytetin e Sarandës, edhe pse nuk dihet ende se kush ka mbërritur me jahtin superluksoz.
Itinerari i “Maltese Falcon” i siguruar nga burime të Shqiptarja.com: 1- Perama, Greqi, në 2 shtator filloi nisjen. 2- Torre Faro në Reggio Calabria të Italisë. Gjithë këto ditë ka qenë në zonat bregdetare turistike të Detit Mesdhe dhe Jon.
Dje u nis nga Reggio Calabria drejt Sarandës dhe nuk ka përcaktuar një itinerar tjetër për destinacion. Mund të qëndrojë disa ditë në Sarandë. Jahti mban flamurin e Maltës dhe është 88 metra i gjatë.
[gallery]24096[/gallery]
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO