Një ‘delegacion’ amerikan ka mbërritur pak minuta më parë në zonën e Hidrovorit në Akërni të Vlorës.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se flitet për një grup arkitektësh (dyshohet pjesë e Ambasadës Amerikane). Ata mësohet se kanë ardhur me avion në orën 14:00 të ditës së sotme në Rinas dhe më pas janë nisur drejt Vlorës.
Po ashtu mësohet se më pas ata do të shkojnë në Portonovë, aty ku flitet se do të bëhen investime nga vajza e Presidentit Donald Trump, Ivanka dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner.
Komente










