Mbërrin pranvera, ikin reshjet e shiut, ja çfarë parashikohet sot
Më në fund, pas rreth një muaji, duket se po kalon rreziku i përmbytjeve. Meteorologët parashikojnë që dita e sotme të shënojë një rritje të temperaturave dhe pakësim të reshjeve të shiut, duke çuar kështu në rënien e nivelit të ujit në Shkodër.
Më në fund, pas rreth një muaji, duket se po kalon rreziku i përmbytjeve. Meteorologët parashikojnë që dita e sotme të shënojë një rritje të temperaturave dhe pakësim të reshjeve të shiut, duke çuar kështu në rënien e nivelit të ujit në Qarkun e Shkodrës.
Sipas parashikimit të IGJEUM, gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme do të ketë një mot të kthjellët, ndërsa do të ulet rreziku i përmbytjeve në zonat e prekura, duke dhënë kështu indiciet e para të mbërritjes së stinës së pranverës.
RREZIKU NGA PËRMBYTJET
Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se në lumenjtë Drin, Buna dhe Liqenin e Shkodrës DO TË KETË RËNIE TË PRURJEVE. Nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të VAZHDOJNË TË ULEN.
Parashikimet e IGJEUM tregojnë ULJE TË NIVELEVE DHE PRURJEVE në pjesën e Nën Shkodrës dhe në zonat periferike të qytetit të Shkodrës në afërsi të Liqenit përgjatë datave 26, 27 dhe 28 Mars 2018. Nga llogaritjet e IGJEUM KA KALUAR piku i prurjeve dhe në ditët në vazhdim do të kemi ulje të rrezikut. Në pjesën tjetër të territorit nuk parashikohen probleme nga përmbytjet.
RESHJET
Sot pasdite (e hënë, dt.26) dhe nesër (e martë, dt.27) priten reshje mesatare deri lokalisht intensive, të shoqëruara edhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet pritet të bien kryesisht sot pasdite deri nesër në mesditë.
Në veri të vendit në zonat malore 800 m mbi nivelin e detit priten reshje në formë dëbore, ndërsa në pjesën jugore reshjet e dëborës priten në kuota më të larta se 1000 m mbi nivelin e detit.
TEMPERATURAT
Nesër (e martë, dt.27) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 15 °C
në vendet e ulëta: 7 / 14 °C
në vendet malore: 2 / 10 °C
ERA
Sot pasdite (e hënë, dt.26) dhe nesër (e martë, dt.27) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?
-
Po
53%
-
Jo
39.9%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 5077
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dielli shkëlqen fundjavën, bëni plane të shëtisni me familjen
2 Nëntor, 07:33
-
Katastrofa nga përmbytjet në Spanjë, vijojnë kërkimet për të zhdukurit! 205 persona të vdekur! 50 mijë banorë pa energji në Valencia
1 Nëntor, 13:42
-
Përmbytjet në Vlorë, nis aksioni i pastrimit dhe larjes së rrugëve, Dredha: Në të gjitha segmentet dhe lagjet! Mbështetje edhe nga bashkitë e tjera (VIDEO)
1 Nëntor, 08:28
-
Spanjë/ 158 të vdekur nga përmbytjet, Valencia zona më e prekur! Autostradat dhe rrugët nën ujë (VIDEO)
1 Nëntor, 08:02
-
Ditë me diell dhe temperatura deri në 24 gradë, si parashikohet moti për sot
1 Nëntor, 07:16
-
Spanjë/ 158 të vdekur nga përmbytjet, Valencia zona më e goditur! 120 mijë persona zhvendosen nga shtëpitë e dëmtuara
31 Tetor, 14:40
-
Përmbytjet në Valencia/ Të paktën 95 persona kanë vdekur! Shtëpi të shkatërruara dhe rrugët nën ujë (VIDEO)
31 Tetor, 07:31
-
VIDEOLAJM/ Përmbytjet në Spanjë, të moshuarit e paralizuar në pritje për t'u evakuar
30 Tetor, 20:38
-
Spanjë/ 95 të vdekur nga përmbytjet! Zona e Valencias më e goditura! 38 mijë persona pa energji elektrike
30 Tetor, 11:07
-
Ditë me diell dhe temperatura deri në 26 gradë, si parashikohet moti për këtë javë
28 Tetor, 07:57
-
Temperatura deri në 29 gradë, parashikimi i motit për sot
24 Tetor, 07:02
-
Vranësira dhe temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot
23 Tetor, 07:11