Në një Backbencher, (Çfarë është Beck Bencher? Një person i cili është mbështetës i një partie por nuk mban poste drejtuese) është shndërruar i përjashtuari nga PD, Sali Berisha i cili në seancën e sotme të Kuvendit, pavarësisht se arriti nga të parët u ul në karriget e fundit.
Megjithëse ai tashmë nuk është më pjesë e Grupit Parlamentar të PD, ka ende disa besnikë që e kanë shoqëruar sot.
Ai mbërriti në Kuvend me Tritan Shehun, ndërsa besnik ndaj tij u tregua edhe Flamur Noka, një ndër të paktat emra që foli kundra vendimit të Bashës për përjashtimin e Berishës.
Ai edhe pasi opozita braktisi sallën e Kuvendit, vijoi të bisedonte me ish-liderin e Partisë nga e cila tashmë është braktisur.
Lajmi kryesor:
LSI 'mollë sherri' mes PS dhe PD për komisionet parlamentare! Demokratët e nisin me bojkot Kuvendin, largohen pa votuar, ikën dhe Berisha! Nxehet Basha, akuza Nikollës: Je manekin, turp t'ju vijë
