Rama, Çomo e Kalo bëjnë dozën e dytë të vaksinës anti-COVID, mungoi Pipero! Brenda shkurtit mbërrijnë mbi 40 mijë doza të tjera! Vijohet me të moshuarit

Kryeministri Rama, shefja e Spitalit Infektiv Najada Çomo, mjeku Tritan Kalo dhe të tjerë mjekë që bënë dozën e parë të vaksinës më 11 janar 2021, morën sot dozën e dytë në stadiumin 'Air Albania' duke përmbyllur kështu ciklin e vaksinimit antiCOVID. Mjeku Pëllumb Pipero, i cili gjithashtu duhej të merret sot dozën e dytë të vaksinës, nuk ka qenë i pranishëm pasi ai rezultoi i prekur me COVID-19 para disa ditësh.

Doza e dytë e vaksinës nisi me mbërritjen e 1170 dozat e reja të vaksinës anti-COVID të kompania Pfizer mbrëmjen e djeshme në Shqipëri, ndërsa brenda shkurtit do të vijnë edhe mbi 40 mijë doza të tjera.

Rama tha se këto doza do të përmbyllet vaksinimi i bluzave të bardha dhe do të nis me moshën më të thyer. Ai shtoi se jemi shumë pranë kontratës me AstraZeneca dhe se kjo e bënte mjaft optimist që skenari i parë për vaksinimin e popullsisë për 14 muaj të ishte më se i mundshëm.

"Dje në darkë kemi marrë konfirmimin nga Pfizer që në mes të shkurtit mbërrijnë mbi 10 mijë doza të tjera të parashikuara dhe brenda shkurtit vijnë edhe mbi 30 mijë doza të tjera, që do të thotë që jemi gati të vaksinojmë të gjithë mjekët dhe infermierët dhe të fillojmë më moshën më të thyer. Me këto doza do të hyjnë në dozën e vaksinimit për moshat e thyera. Jemi shumë pranë kontratës me AstraZeneca për një nr dozash që do të vihen në dispozicion. Kemi shumë arsye të jemi optimist që plani ynë për vaksinim në 14 muaj është i mundshëm", tha Rama.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila ndoqi të gjithë procesin e vaksinimit në stadiumin 'Air Albania" tha se ky proces po vijon mirë dhe se me marrjen e mbi 40 mijë doza brenda shkurtit nga Pfizer do të nis edhe procesi i vaksinimit të moshave të thyera nëpër azile.

Avioni me dozat e 1170 dozat e reja të vaksinës anti COVID nga kompania Pfizer mbërriti dje në orën 20:30, proces ky i gjithi i transmetuar “live”, pas kritikave në drejtim të kryeministrit Edi Rama për mungesë transparence me vaksinat e sjella nga vendi mik   

1612256574_1612255972NACOMO.jpg

1612256587_1612255938EDI.jpg

 

Kryeministri Rama dhe shefja e Infektivit Najada Como

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:52
Kalo për Report Tv: Nuk kam pasur asnjë shqetësim nga vaksina! Të mos ulim vigjilencën

Mjeku Tritan Kalo, i cili bëri sot dozën e dytë të vaksinës anti-covid, tha për mikrofonin e Report Tv se ai nuk ka pasur asnjë shqetësim anësor në lidhje me dozën e parë dhe shpreson që dhe e dyta të vijojnë në të njëjtën mënyrë. Në lidhje me infektimin pas marrjes së vaksinës, si në rastin e Piperos, Kalo tha se bluzat e bardha kanë vijuar të një vigjilentë dhe mbrohen nga virusi.

"Vaksina shkoi për bukuri edhe në dozën e parë nuk kam pasur asnjë shqetësim po ashtu dhe kolegët e mirë. Shpresoj dhe e dyta të shkojë kështu. Të vaksinuarit nuk kanë ulur vigjilencën për tu mbrojtur, janë rregulla që i ndjekim në përditshmëri", tha Kalo.

Mjeku bëri thirrje që qytetarët të mos neglizhojnë masat dhe të mos nënvlerësojnë virusin pasi ende është prezent.

"Qytetarët të kujdesen për vetën e tyre dhe të mos nënvlerësojnë virusin pasi nuk ka kaluar", tha Kalo.

Ora 10:28
'Dhimbje muskulare, vështirësi në frymëmarrje', ky është formulari që plotësohet para injektimit të dozës së dytë të vaksinës anti-COVID

1612255416_VAKSINAFAKSMILE.jpg

Report Tv ka siguruar formularin që plotësohet nga persona që kanë bërë dozën e parë të vaksinës anti-COVID, lidhur me efekte të mundshme pas injektimit të vaksinës.

Ky formular plotësohet para bërjes së dozës së dytë. Në këtë formular personat që do të bëjnë dozën e dytë të vaksinës pyeten nëse kanë patur efekte si lodhje, dhimbje në vendin e vaksinimit, dhimbje kyçesh, dhimbje muskulare, vështirësi në frymëmarrje etj.

 

Ora 10:24
Manastirliu: Do të vijojmë vaksinimin edhe në shtëpitë e të moshuarve! Pipero është në gjendje të mirë shëndetësore

Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nga stadiumi 'Air Albani' ku morën sot dozën e dytë të vaksinës ata që u vaksinuan më 11 janar, ditën e parë. Manastirliu tha se fushata e vaksinimit do të vazhdojë.

"Me ardhjen e dozave të tjera do të jetë edhe vaksinimi për të moshuarit në shtëpitë e të moshuarve. Do të jetë një proces i kombinuar. Vijon vaksinimi për ata që marrë dozën e parë dhe për ata që kanë nevojë dhe janë në vijën e parë. Pipero është mirë. Është duke kaluar ditët e COVID. Nga mjekët që e ndjekin deri tani më informojnë se gjendja e tij është e mirë. Për marrjen e dozës së dytë do të vendosin mjekët dhe infermierët", tha Manastirliu, duke nënvizuar se deri tani në Shqipëri nuk ka raste të varianteve të reja të COVID.

Ora 10:02
Rama: Brenda shkurtit mbërrijnë mbi 40 mijë doza të tjera, me këto mbyllim vaksinimin e bluzave të bardha

Kryeministri Edi Rama tha se nga komunikimet e mbrëmjes së djeshme Pfizer ka konfirmuar se brenda shkurtit do të sillen edhe mbi 40 mijë doza të tjera të vaksinave që do të mbyllin në këtë mënyrë vaksinimin e bluzave të bardha dhe se më pas do të niset vaksinimi i moshave  më të thyera.

"Nëse i shohim numrat ngushtë dhe jo të gjithë panoramën dhe të gjithë planin, atëherë patjetër që duken shumë pak, por në fakt e para mos të harrojmë që në rajon jemi i vetmi vend së bashku me Serbinë që ka hyrë në zbatimin e kontratës dhe ka filluar vaksinimin për bluzat e bardha, së dyti situata e furnizimit me vaksina në krejt Europën është tejet kaotike. Vende të mëdha kanë filluar kërcënimet për ndjekjen në rrugë gjyqësore të kompanive pasi kërkesa është marramendëse dhe oferta është ende shumë e ulët për shkak të numra të prodhimit. Së treti dje në darkë kemi marrë konfirmimin nga Pfizer që në mes të shkurtit mbërrijnë mbi 10 mijë doza të tjera të parashikuara dhe brenda shkurtit vijnë edhe mbi 30 mijë doza të tjera, që do të thotë që jemi gati të vaksinojmë të gjithë mjekët dhe infermierët dhe të fillojmë më moshën më të thyer. Me këto doza do të hyjnë në dozën e vaksinimit për moshat e thyera. Jemi shumë pranë kontratës me AstraZeneca për një nr dozash që do të vohen në dispozicion. Kemi shumë arsye të jemi optimist që plani ynë për vaksinim në 14 muaj është i mundshëm.

Ne nuk kemi lënë veten e dorë vetëm të Pfizer dhe COVAX por jemi duke negociuar edhe me vaksina të tjera, jam besimplotë se nga të gjitha komunikimi që ne d të shkojmë ën progresin me nr e vaksinave."tha Rama.

Ora 09:52
Najada Çomo bën dozën e dytë të vaksinës anti-COVID

Shefja e Spitalit Infektiv, Najada Çomo ka bërë dozën e dytë të vaksinës anti-Covid të Pfizer te "Air Albania"

Ora 09:49
Rama bën dozën e dytë të vaksinës anti COVID: S'kam pasur lodhje

Kryeministri Edi Rama ka shkuar në stadiumin “Air albania” dhe sapo ka bërë dozën e dytë të vaksinës anti-COVID.

“Skam pasur lodhje, asgjë”,tha Rama.

Ora 09:03
Doza e dytë e vaksinës anti-COVID, Çomo mbërrin në stadium

Shefja e Spitalit Infektiv Najada Çomo sapo kanë mbërritur në stadiumin “Air Albania”, ku do t’i injektohet doza e dytë të vaksinës anti-COVID.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja