Mbërrijnë 1170 doza nga Pfizer! Rama: Brenda shkurtit marrim vaksinat e tjera! Kontrata na ndalon t’i dhurojmë Kosovës, por 50 mjekë do vaksinohen në Shqipëri!

TIRANË-1170 dozat e reja të vaksinës anti-COVID të kompania Pfizer kanë mbërritur ditën e sotme në Shqipëri! Avioni me dozat e vaksinës është ulur në Rinas rreth orës 20:30, proces ky i gjithi i transmetuar “live” , pas kritikave në drejtim të kryeministrit Edi Rama për mungesë transparence me vaksinat e sjella nga vendi mik. Dozat u pritën nga Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj.

Në konferencën për shtyp, shefi i qeverisë sqaroi se shkak pse nuk është marrë doza e plotë është bërë vonesa nga vetë kompania. Ky fenomen është i përhapur tashmë në shumë vendet e Europës, ndërkohë që kompania Pfizer ka deklaruar se në gjysmën e shkurtit do të fillojë sërish shpërndarja, me kapacitet të plotë. Pikërisht, nisur nga kjo, Rama theksoi se Pfizer zotohet se brenda muajit shkurt, do të vijnë dhe dozat e angazhuara, qoftë 10700 apo të 30 mijë të tjera.

Megjithatë, Rama shtoi se pavarësisht kësaj, shpresat nuk i ka “varur” vetëm te kjo kompani. Astrazeneca është një tjetër kompani me të cilin po negociohet, madje edhe me 4 shtete të tjera, brenda dhe jashtë BE-së me qëllimin për të siguruar vaksinat anti-COVID. Megjithatë, përjashtohen vaksinat ruse dhe kineze. Ky vendim do të ndryshohet, në rast se BE-ja do të hapet përballë këtyre vaksinave, në të kundërtën Shqipëria do të vijojë të marrë vaksina vetëm nga blloku perëndimor.

Nga ana tjetër, Rama deklaroi se është e pamundur që t’i dhurojnë vaksina Kosovës. Kjo sepse ia ndalon kontrata, por gjithsesi në vijim të premtimit të dhënë, shefi i qeverisë deklaroi se 50 mjekë nga spitali COVID i Prishtinës do të vaksinohen në Shqipëri.

Nga Rinasi, vaksinat do transportohen në Institutin e Shëndetit Publik, të shoqëruara nga makinat e policisë së Shtetit, siç ka ndodhur në të gjitha vendet e Europës. Më pas nga ISHP-ja, aty ku ruhen në temperaturën -80 gradë, do të bëhet edhe shpërndarja në qendrat e vaksinimit, siç është ‘Air Albania’. Me 1170 dozat e reja të marra nga Pfizer, do të vijojë procesi i vaksinimit me mjekët dhe infermierët dhe më pas në shkurt me të moshuarit.

VIDEO/Konferenca e plotë e kryeministrit Edi Rama sot në Rinas

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:05
Të shoqëruar nga kordoni i policisë, dozat e vaksinës Pfizer mbërrijnë në ISHP! Hapet kutia, sistemohen në frigoriferët -80 gradë celcius (VIDEO)

Sasia prej 1170 doza të vaksinës anti-COVID është sistemuar në frigoriferët e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) në temperaturën -80 gradë celsius. Ato kanë mbërritur nga Rinasi në ISHP rreh orës 22:00.

Vaksinat ishin të vendosura në një kuti, pjesë e së cilës ishte edhe një aparaturë e cila tregon temperaturën në të cilën ruhet. Paketimi është i vetë kompanisë Pfizer, pra sipas standardeve që vetë vaksina kërkon. Makina e transportit të vaksinave është shoqëruar nga kordoni i policisë nga Rinasi në ISHP, ku janë pritur nga drejtoresha Albana Fico dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Më pas vaksinat janë vendosur në frigorifer, ku nga sa u pa në video, kishte edhe doza të tjera në gjendje të vaksinës, të cilëve do u injektohet ditën e nesërme doza e dytë.

Ora 20:43
VIDEO-LAJM/ Dozat e vaksinave nga Pfizer dërgohen në ISHP, shoqërohen nga forcat e policisë

Teksa kanë mbërritur dozat e vaksinës nga Pfizer, Manastirliu tha se ato do të dërgohen në Institutin e Shëndetit Publik të shoqëruara nga forcat e Policisë së Shtetit ku do të ruhen më pas në frigoriferë -80 gradë.

"Sot do transportohen në Institutin e Shëndetit Publik. Vaksinat me të gjitha parametrat e sigurisë, hapet kutia dhe verifikohen të gjitha parametrat dhe futen në frigoriferin -80 gradë. Nga ISHP do të shpërndahet. Policia e Shtetit do të shoqërojë makinën e vaksinave" - tha Manastirliu.

 

Ora 20:26
Ulet avioni, mbërrijnë 1170 dozat e vaksinës nga Pfizer (Pamjet)

Ulet avioni i cili ka bërë të mundur transportimin e 1170 dozave të vaksinës kundër koronavirusit nga kompania Pfizer.

 

 

Ora 20:25
1170 dozat e reja të vaksinës nga Pfizer, Rama: Vaksinimi do vijojë me mjekët dhe infermierët! Në shkurt, të moshuarit (VIDEO)

Me 1170 dozat e reja të marra nga Pfizer, do të vijojë procesi i vaksinimit me mjekët dhe infermierët.

“Do vazhdojë me mjekët dhe infermierët. Kur të vijnë dozat e shkurtit do vijojnë me moshat e thyera”, tha Rama.

Ora 20:21
Organizimi i Ermal Mamaqit, Rama: Mori gjobën e merituar, nuk mund të japë këtë shembull! Vaksinimi i stafeve të universiteteve nuk mund të bëhet tani (VIDEO)

Kryeministri Rama ka komentuar thyerjen e masave anti COVID nga Ermal Mamaqi ditën e djeshme duke u shprehur se mori gjobën e merituar dhe se nuk mund të japë këtë shembull shqiptarëve. Gjithashtu ai u është përgjgjur dhe kërkesës së sindikatës së punonjësve në universitete, duke thënë se me sasinë e dozave të marra deri më tani nuk mund të bëhet vaksinimi personelit pedagogjik.

"Kam shumë respekt për Ermal Mamaqin, por nuk mund t'ia japi këtë shembulli që i dha shqiptarëve. Mor gjobën siç e meritonte dhe nuk po përmend të tjerë se duket sikur po bëj seleksionim. Pa anashkaluar dhe organizimet e PS në ndonjë qytet. Është shkujdesje apo harresë por janë të pafalshme.  I kuptoj studentët që duan të kthehen në auditore por në vendet e tjera nuk janë kthyer. Po e sheh komiteti teknik mundësinë për të pasur një fleksibilitet. Prandaj u kërkohet universiteteve që të rishikohet mundësia për disa prej provimeve që nuk bëhen dot online. Nëse do flasim për shtrëngim masash, këtë e bën Komiteti Teknik, e përderisa nuk kemi propozim për shtim masash, atëherë ne duhet të respektojmë ato. Kjo është një luftë nervash që duhet ta zhvillojmë secili. Çfarë ndodhi në fund të vitit, ishte e parashikuar se do rriteshin numrat. Shpresojmë të qëndrojmë në këtë lloj trendi që të stabilizoheshim. Nuk ka ikur virusi. Ky hyn sindikata që flet për diçka që është palidhje pasi kush vaksinohet është e qartë, të gjithë ata që duan. Edhe radha është po kaq e qartë në raport me sasitë e vaksinave që kemi në dispozicion. Edhe ju jeni të rrezikuar pasi keni kontakte në terren. Edhe sindikata dhe ju për momentin duhet të ruheni pasi nuk u ka ardhur radha, pasi më të rrezikuara janë të moshuarit dhe mjekët. Jam dakord për shqetësimin por është palidhje aktualizimi pasi universiteti është online. Vaksina po vjen me doza që nuk na lejon të shkojmë tek sindikata" - tha Rama.

Ora 20:13
‘Ka bërë ujë fiziologjik në vend të vaksinës’, Rama: Në fund ose do besoni që kam përbërje prej kreshniku ose vaksina ka funksionuar (VIDEO)

Duke iu përgjigjur skeptikëve, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të japë evidencën e anti-trupave për të provuar si ka funksionuar vaksina anti-COVID.

“Dikush më tha pse e mban akoma maskën, apo nuk beson të vaksina apo ishte ujë fiziologjik. Ujin kemi nevojë që ta shkarkojmë nga kokat e disa analistave se kanë një përmbajtje uji mbi normën, ndërkohë që unë kam bërë vaksinën dhe siç e kam premtuar do ju jap evidencën e anti-trupave që të shohim efektin që vaksina ka bërë te unë dhe do besoni se ose kam përmbajtje prej kreshniku ose vaksina ka funksionuar, unë ju ftoj të besoni të dytën”, tha Rama.

Ora 20:07
Rama: S’marrim vaksina nga Kina e Rusia për aq koha sa BE i ka refuzuar (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama e ka përjashtuar si mundësi marrjen e vaksinave nga Rusia dhe Kina, për aq kohë sa BE ka zgjedhur t’i refuzojë ato.

“Sa i përket vaksinës ruse dhe kineze asnjë paragjykim të natyrës shkencore, respekt për shkencëtarët që i kanë dhënë jetë këtyre 2 vaksina, por zgjidhja jonë është që do të kërkojmë vaksina në krahun perëndimor dhe jo lindor. Është një zgjedhje e bërë prej nesh sepse e përsëris se këtu janë shumë komponent bashkë, nëse BE do të hapet ndaj këtyre  vaksinave ne do të shikojmë këtë qaje, për sa kohë është i mbyllur përballë këtyre vaksinave”, tha Rama.

Ora 20:05
Rama-opozitës: Qafiri dixhital kërkon të helmojë popullin! Kemi marrëdhënie të mira me Pfizer, mund të merrnim më shumë vaksina! Luajmë shah e jo kumar (VIDEO)

Kryeministri Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës lidhur me ardhjen e vaksinave për fushatë dhe propagandë. Kreu i qeverisë tha se kjo është një tentativë për të "helmuar" qytetarët nga qafiri dixhital (Sali Berisha). Sipas tij, Shqipëria ka marrëdhënie të mira me Pfizer apo dhe me kompanitë e tjera. "Ne luajmë shah, e jo kumar" - tha ndër të tjera Rama.

"Ne nuk e mendojmë që t'i shkojmë Pfizerit nëpër gjykata. Unë nuk dua të hyj në këtë debat midis atyre që ankohen për Pfizer dhe vetë kompanisë. Mendoj që përsa na takon ne, Pfizer nuk ka shkelur kontratën me Shqipërinë. Disa qafira që ishin pjesë e një turpi me publikimin e disa faqeve të kontratës të marra vjedhurazi nga një draft, me në krye të një qafiri dixhital të mirënjohur, vijuan në vazhdën për të helmuar këtë popull. Duke keqinterpretuar atë pjesë të kontratës e duke thënë se vaksinat po vikan për propagandë dhe fushatë. Pjesa e madhe nuk do vi deri në vjeshtë dhe kështu janë përjashtuar nga vaksinimi 2 mln shqiptarë që janë dënuar me vdekje. Deri këtu shkoi qafiri dixhital. Së pari, vaksinat nuk mund të bëhen për fushatë e as propagandë e aq më pak për t'i hedhur hi syve qytetarëve në prag zgjedhjesh. Ju do jeni këtu dhe do e shihni se si shkon procesi. Nuk ka lidhje me propagandën dhe me zgjedhjet. Kjo ka lidhje me faktin që duan apo jo, Shqipëria ka një qeveri që arrin të bëjë gjëra që të tjerët rreth nesh nuk arritën t'i bëjnë. Pfizer meriton vetëm mirënjohje nga ne. Në këndvështrimin tonë nuk ka shkelur asnjë klauzolë. Ne nuk e kemi lënë vetëm në dorën e Pfizer pasi ne po negociojmë me vaksinat e tjera. Dua të kthehem tek çështja e pagesave. Teoria se si u paguan të gjitha. Mund të merrnim dhe më shumë nga Pfizer. Ndryshimi themelor mes nesh dhe atyre përballë nesh është se ata luajnë ose dam, ose kumar, ne luajmë shah në negociata të çfarëdolloj niveli. Ne luajmë shah në mënyrën se si veprojmë në të gjitha veprimet dhe ndaj ne fitojmë për vendin e jo për ne" - tha Rama.

Ora 19:57
Rama: Në bisedime dhe me 4 shtete të BE-së dhe jashtë saj për të marrë vaksina anti-COVID (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se afati për të vaksinuar popullsinë për 14 muaj qëndron. Rama tha se Shqipëria është në komunikim edhe me 4 shtete të tjera, brenda dhe jashtë BE-së për të siguruar vaksina të kompanive të ndryshme.

“Ne jemi shumë afër finalizimit të kontratës me Astrazenica, nuk dua të jap më shumë detaje, se cdo detaj që thuhet sot mund të ndryshoj nesër dhe jo për shkakun tonë, por jemi optimist që do kemi një sasi të konsiderueshme dhe nga Astrazenica dhe o mund të ecim me synimin për të realizuar skenarin e parë, për të gjitha ata që hyjnë në kategorinë që duhet të vaksinohen dhe duan që të vaksinohen në 14 muaj, akoma ky afat qëndron. Me Pfizer kemi diskutuar përsëri për muajt mars, prill dhe qershor sepse skeduli kontraktual është fleksibël por nuk e kemi varur veten vetëm në duart e një pale, kemi ndërkohë në ndërveprim intensiv me 4 shtete brenda dhe jashtë BE me synimin që të garantojmë vaksinat anti-COVID. E dini që janë dhe disa vaksina tjera rrugës që dalin ta provojnë, kemi kontakte me të gjithë, jemi në lartësinë e detyrës”, tha Rama.

Ora 19:53
Rama: Ftojmë 50 mjekë nga Kosova për të bërë dy dozat e vaksinave në Shqipëri! (VIDEO)

Kryeministri Rama tha se Shqipëria ka ftuar 50 mjekë të Spitalit COVID të Kosovës për të bërë dy dozat e vaksinës në vendin tonë pasi aktualisht është e pamundur dhurimi i tyre ndaj shtetit fqinj.

"Me vaksinën jashtë kamerave e jashtë syve të publikut, jashtë pasqyrave të komunikimeve të qeverive, është sagë më vete. Është një luftë tregtare politike e jashtëzakonshme. Mua më vjen shumë mirë që ne ja kemi dalë të mos mbetemi në rrethin vicioz ku janë shumë të tjerë/. Nuk e kam harruar që kemi marrë një zotim për të ndihmuar Kosovën por dua të sqaroj që rregullat tejet strikte dhe kufizimet e forta që kompania Pfizer ka vendosur, siç ka bërë që ne të mbetemi strikt për mbajtjen e origjinës nga erdhën, e bën të pamundur që ne të dhurojmë doza vaksinash. Nuk e bëjnë të pamundur që ne të bëjmë vaksinimin e mjekëve të spitaleve COVID të Prishtinës. I kam kërkuar ministres së shëndetësisë për të komunikuar me homologun. Ne jemi të gatshëm të presim 50 bluza të bardha nga Prishtina për të dyja dozat" - tha Rama.

Ora 19:50
Rama: Kemi marrë 1170 doza nga kompania Pfizer! Brenda këtij muaji presim doza të tjera (VIDEO)

Mbrëmjen e sotme në vendin tonë kanë mbërritur 1170 doza nga kompania Pfizer. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama gjatë një konference.

"Pfizer lëvron dozat e para që janë 1170 doza. Ndërkohë zotimi i marrë nga Pfizer është se brenda muajit, nuk po jap data se u bë histori ndryshimesh do të vijnë dhe dozat e angazhuara, qoftë 10700 apo të 30 mijë të tjera" - tha Rama.

Ora 19:46
Sot mbërrijnë doza e para të Pfizer/ Rama: E kemi arritur vetëm ne dhe Serbia! Europa ka hyrë në kaos! Nga COVAX s’ka asgjë në horizont (VIDEO)

Pak para se të mbërrijnë vaksinat e para të Pfizer, kryeministri Edi Rama u kujdes të thekson se këtë marrëveshje e ka arritur vetëm Shqipëria dhe Serbia, teksa tha se nga marrëveshja me COVAX nuk ka “asgjë në horizont”. Rama sërish nuk i kurseu kritikat për BE-në.

“Ne kemi filluar vaksinimin me doza që kanë ardhur dhuratë nga një vend mik i BE-së, emrin e të cilit ende nuk mund t’ua komunikojë, ndërkohë që kemi kontratën e drejtpërdrejtë me Pfixer, ne Shqipëria dhe përveç nesh dhe Serbia, vendet e tjera sic po e ndiqni janë ende në një situatë pritshmërie në kushtet kur vaksina po komplikohet gjithnjë e më shumë dhe kur për këtë çështje Europa ka hyrë në një kaos, me jo vetëm BE, por edhe vende të tjera të mëdha që kërcënojnë me ndjekje në rrugë ligjore. I them për të mos harruar që sidoqoftë ne jemi në kushtet kur procesi i vaksinimit e kemi garantuar dhe do ta vazhdojmë falë faktit që nuk e lamë veten në dorë të të tjerëve, nuk pritëm COVAX, është ende në një proces që nuk duket se ku e ka fillimin. Jemi në kontakt, të vazhdueshëm, por edhe ata nuk janë të qartë dhe nuk japin një sinjal qartësi”, tha Rama.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Deni: 02/02/2021 06:40

    Po shyqyr qe te beje edhe ingjeksionin e dyte e te qetesohet shoku Rama. Vetem llafe e per bythen e vet mendon. Gjithe situaten e pandemise e ka menaxhuar ne menyren me te keqe te mundshme. Rastet thuhet se jane 800 por minimumi jane 3 here me shume. Dhe psikopati vetem vjedh.

    Përgjigju
  • Bubi: 02/02/2021 05:16

    1190 vaksina mjaftojne per 500 vete dhe behet gjith ky show

    Përgjigju
  • Guri: 02/02/2021 02:44

    Ik o rama se le nam, po na vdes perdite,,ca nga korona,,ca nga semundjet,,(ajri,,ndotja,,keq-ushqimi,,)),ca nga papunesia,,shko mor zog gomari e merr vaksinen ruse....

    Përgjigju
  • Shqiptari: 01/02/2021 21:30

    Mirmbrema Po ky mendjendrituri perse nuk doli ti priste vaksinat edhe heren e pare???????? Cfare protokolli mban ky soj kryeministri?????? Sa gje e neveritshme!!!!! POR!!!!! Kur deklaroi se do te dergonte nje pjese te vaksinave per mjeket e spitalit infektiv ne Prishtine, valle a nuk kishte informacion nese lejohej ti dergonte apo Jo????? Cfare mashtruesi qe eshte? Mashtron burri me thinja dhe i NUK i skuqet fytyra! E tepert te vazhdoj akoma. Uroj qe vaksinat qe sapo kane mberritur te jene sa me te dobishme per njerezit-mjeket!

    Përgjigju
    • Edhe une shqiptare: 01/02/2021 22:37

      Po ky te pakten vullnetin e mire e ka dhe punen e vet po e bon më vaksinat....po ato që duan të bëhen kryeministër që nuk japin pikën e shpjegimit për milionat që kanë dhe nuk e bënë një punë në këtë vend duke qenë ministra dhe pushtetarë....

  • Ça do: 01/02/2021 20:52

    Ça respekti ke per Ermal M ,ai po u semur do shkoje jashtë shtetit per kurim,do thote spitalet shqiptare nuk vlejnë. Që te marrin vesh e zbatojnë ligjin shqiptaret duhet te kete secili nga i polic sipër kokës ose nga 100 veta te vrasesh 99 që te rri njoni urtë

    Përgjigju
  • Palla.exe: 01/02/2021 20:42

    po je bere si fallxhor o lumemadh, le nam sinqerisht... Po behesh me palaco se Veliaj, po del KM per 1070 doza qe vaksinohen 535 veta!!! Ketu cdo gje eshte show ne kete vend, TURP Dhe botojini komentet se na i shpifet ju

    Përgjigju
    • @palla.exe.: 01/02/2021 21:23

      Palla qenke vërtet rrot kari, e para ato 1070 doza shumëzohen me gjashtë dhe nuk pjestohen me dy. Ik rrot kari e mëso mbledhje zbritje se qenke vëllai kalit nga trutë.

    • Ardi: 01/02/2021 21:08

      Turp sepse solli vaksinat??? ca duhet te thone ato qe nuk marrin dot asnje doze???? apo ne po nuk qitem bishta nuk na quhet. Shume mire ben qe del.....vetem ata qe jane medioker ne punet qe bejne nuk dalin dhe krenohen me punen e tyre.

  • Emigrant: 01/02/2021 20:29

    Se mos shkelni parimet dhe merrni vaksina nga kina e Russia Dhe tradhetoni be dhe usa Lajmet thon qe gjermania do marr vaksina nga rusia e kina po ju pse nuk merrni zoti rama

    Përgjigju
    • Emigrant: 01/02/2021 22:15

      O durrsi degjo dektoret mos degjo politiqenet

    • durres: 01/02/2021 21:06

      vazhdoni me thashetheme.....sic e kemi zakon ne......beje ti vaksinen ruse dhe kineze....meqe e paske me kaq qejf.

  • Turi: 01/02/2021 20:29

    Po, vetem Rama dhe Serbia... te tjeret flene gjume... Broçkulla kryeministrore! Italia deri tani ka bere mbi 2 milion vaksinime, Anglia ka bere mbi 9 milion vaksinime. Ne proporcion me popullsine do te ishte sikur Shqiperia te kish bere 90 mije vaksinime (krahasuar me Italine) apo 375 mije vaksinime (krahasuar me Angline). Vazhdo e bjeri gjoksit o Rama se te ka hipur Marrezia e Madheshtise. Zaten, kur dikush mburr veten, ç’mumd te jete?

    Përgjigju
    • hahahah: 01/02/2021 21:04

      keto llogarite e tua shkojne shume me ato te bashes......bota po vlon per te marre vaksina dhe ju vazhdoni me perralla....ky beri kaq e ky kaq......te duket vetja anglez apo amerikan.......po rri o dhi e zgjebosur se shyqyr po arrihet te behet dicka...kaq merite duhet dhene...me mire pak se aspak, si shume vende perreth.

  • Ari: 01/02/2021 20:02

    Ik o k*r se le nom, i o rrac e qelbur se e more ne qaf ket popull. Te zente nema e popullit ishalla.

    Përgjigju
    • @ari: 01/02/2021 21:42

      Per cfare la nam cfare po ben? Ate qe ben gjithe bota. Flisni si duhet jo kot per te folur se humb dhe vlera e asaj qe thuhet

    • Ptu fare e keqe: 01/02/2021 21:22

      Ti Endri me keta kundersulmuesit e mesiperm do jesh dora e Delawarit

    • Endri: 01/02/2021 20:42

      Ti duhet te jesh IM ose SB se s’ka mundesi ndryshe. Cfare nami la?! Nuk te shohin syte cfare po behet ne gjithe boten? Me vende te BE-se qe grinden me njeri-tjetrin si dhe me kompanite?

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)