Mbesa e Ingrit Gjonit publikon foton e fundit të së ëmës: Nuk arrite ta postoje për Krishtlindje se Zoti të mori pranë

Mbesa e Ingrit Gjonit publikon foton e fundit të së ëmës: Nuk arrite ta postoje për Krishtlindje se Zoti të mori pranë

Dita e Krishtlindjes u kthye në ditë zie për familjen, pasi Ilda Gjoni, motra e Inisit dhe Ingridit, ka ndërruar jetë në moshë të re pasi vuante nga një sëmundje e pashërueshme.

Vajza e saj e madhe, Anna Lika ka ndarë një foto të së ëmës, bërë në shtëpi me djalin dhe partnerin. Kjo është fotoja e fundit e Ilda Gjoni për Krishtlindje, për të cilën vajza thotë se nuk arriti dot ta postojë.

“Mami im, e bukura ime! Kjo ishte foto e fundit e jotja qe ti nuk arrite ta postoje dot per Krishtlindje se zoti te donte aq shume sa ne kete dite te mori pranë tij. E di qe ti do jesh gjithmonë duke na pare nga atje lart dhe te premtoj qe sdo na shohesh kurr me lot ne sy por vetem te buzeqeshur ashtu sic ishe dhe ti deri ne momentet e fundit. Une, Viki dhe Rodeo jemi krenar per nenen qe ke qen per ne. Nuk do kisha dashur kurr te beja kete postim per ty. Do me mungosh cdo dite e bukura ime”, shkruan Anna Lika.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Përballet në derbi si ish, Orges Shehi i Partizanit: S'ka rol të madh, më të rëndësishëm lojtarët që e nisin nga stoli

Përballet në derbi si ish, Orges Shehi i Partizanit: S'ka rol të madh, më të rëndësishëm lojtarët që e nisin nga stoli