"Protesta është kundër Bashës dhe Ramës", këto janë fjalët e një prej qytetarëve, mbështetës të protestës së organizuar nga Sali Berisha pasditen e kësaj të hënë. Protestuesit e parë kanë mbushur ambientet e selisë blu, por duket se jo të gjithë e dinë arsyen e kësaj proteste.
Megjithëse protesta e organizuar nga Sali Berisha është ardhja e presidentit serb në Tiranë, Aleksandër Vuçiç në kuadër të nismës ‘Open Balkan’, një pjesë e qytetarëve mendojnë se ajo është kundër kyredemokratit Lulzim Basha, Edi Ramës dhe qeverisë.
"Kam votuar kundër Bashës edhe me dëshirën më të madhe. Me nder ish-Basha, ish-Lulush Basha mund t'i themi, ndjesë pastë. Tani demokratët e kuptuar që Lulushi është bërë bashkë me Ramën. Protesta është kundër Bashës, Ramës dhe qeverisë. ", tha ai.
Lajmi kryesor:
Berisha s'mbledh dot protestues as sa çereku i Bashës, por paralajmëron: Lul Brava do të mbash përgjegjësi në mënyrë shembullore nëse s'njeh shumicën tonë! Report Tv sjell pamjet me dron (VIDEO)
