TIRANE-Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së  CDU/CSU për negociatat duke e lexuar ndryshe mesazhin gjerman për Shqipërinë. Për PD-në mesazhi është i qartë se pa plotësuar kushtet nuk ka negociata. 'Koha e propagandës ka mbaruar' vijon më tej Bardhi duke shtuar se Shqipëria nuk mund të mbetet peng i qeverisjes së dështuar dhe të refuzuar të Edi Ramës.

"Mirënjohje për mbështetjen e ndershme dhe mesazhin e qartë që Bundestagu i jep Shqipërisë në procesin e integrimit europian përmes Nënkryetarit të Grupit Parlamentar të CDU/CSU z. Johann Ëadephul dhe relatorit për Shqipërinë, z. Christian Schmidt.

Mesazhi është i qartë: Pa plotësuar kushtet e vëna nuk ka asnjë mundësi për Shqipërinë për të hapur negociatat. Koha e propagandës ka mbaruar! Shqipëria nuk mund të mbetet peng i qeverisjes së dështuar dhe të refuzuar të Edi Rames!" shkruan Bardhi. (Lexo këtu qëndrimin e plotë të Berlinit)