Gjermania: Plotësoni kushtet e Bundestagut, herën tjetër Franca nuk mund të bllokojë më negociatat

Këshilli Europian vendosi të Premten të mos hapte negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke e shtyrë vendimin, por Berlini, një nga lobuesit e fortë për të dy vendet e Ballkanit kërkon nga Tirana dhe Shkupi që të vijojnë reformat, pasi rruga për në BE mbetet e hapur. Nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU (partia e Angela Merkelit) Johann Wadephul shprehet se Franca nuk do të jetë në gjendje që të bllokojë për herë të dytë hapjen e negociatave nëse reformat do të realizohen sikur janë kërkuar.

"Unë u bëj thirrje të dy vendeve që votën negative të Këshillit Evropian ta marrin si një nxitje për të vazhduar të gjitha reformat. Nëse të dy vendet mbeten në këtë kurs, Parisi nuk do të jetë në gjendje të ndalojë negociatat e pranimit për herë të dytë. Bundestagu po ndjek vijimin e reformave. Gjermania qëndron e vendosur për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor" tha Wadephul.

Ndërsa raportuesi përgjegjës për cështjen e integrimit të dy vendeve të Ballkanit, Christian Schmidt thotë se vendimi negativ i Këshillit Evropian duhet të rishikohet në kohën e duhur. Ai paralajmëron se nëse BE nuk kujdeset për Ballkanin Perëndimor, fuqitë e tjera do ta bëjnë sferën e tyre të ndikimit. "Vendimi negativ i Këshillit Evropian duhet të rishikohet në kohën e duhur. Lidhja e Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian nuk duhet të bllokohet. Ne i qëndrojmë bindjes se për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, ka një vend në Bashkimin Evropian nëse ato i plotësojnë kriteret. Kjo përfundimisht përfshin fillimin e procesit të negociatave.

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë të drejtë të shohin rezultatet e arritjeve të tyre, ndryshimin e emrit të shtetit (Maqedonia) apo reformën gjithëpërfshirëse të gjyqësorit (Shqipëri) dhe të punojnë për deficitet e mbetura. Vendimi i kushtëzuar i Bundestagut në shtator, i cili përcakton kushte të qarta për hapjen e negociatave të pranimit, duhet të tregojë gjithashtu rrugën e miratimit për shqetësimet franceze, holandeze dhe daneze. Nëse BE nuk kujdeset për Ballkanin Perëndimor, fuqitë e tjera do ta bëjnë atë sferën e tyre të ndikimit. Askush nuk e dëshiron atë" përfundon Christian Schmidt.

Por kush janë kushtet e Gjermanisë? Miratimi i Reformës Zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe plotësimi i kuorumit për të bërë funksionale Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë. Nëse do të ishin hapur negociatat, dy kushtet duhet të plotësoheshin brenda shkurt-marsit 2020 kur ishte parashikuar Konferenca ndërqeveritare. Ndërsa shtatë kushtet e tjera do të duhet të respektohen gjatë fazës së negociatave sipas kapitujve të ndryshëm që do të duhet të diskutohen.

Megjithatë, pavarësisht se negociatat nuk u hapën, Berlini bën apel që të plotësohen kushtet e Bundestagut për të bindur në këtë mënyrë edhe Holandën e Danimarkën, ndërsa Franca nuk do të bllokonte për herë të dytë negociatat. Dy kushtet janë pranë plotësimit, pasi reformën zgjedhore kryeministri Rama ka deklaruar se do ta miratojë me apo pa PD-në brenda dhjetorit sipas rekomandimeve të OSBE-së, ndërsa plotësimi i Gjykatës Kushtetuese ka filluar.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lulu: 20/10/2019 22:17

    Jo se na keni gje borxh po po sbeni dot gje mos premtoni me...se ketu u be vendi corap per reformen ne drejtesi tani kur do hapen kur te mbyllen gjykatat fare..ne fakt tamam tamam po te na pyesini nuk e dime me a e duam te mbytem me reforma per BE e prape te mbetemi ku jemi

    Përgjigju
  • Ilo: 20/10/2019 19:17

    Mbajeni me shume mos shikoni nga Turku Rusi po' mbajimi syte nga ne avazi I mukes pse cfare kushtesh kane plotesuar Serbia dhe Mali I Zi. Tallje.

    Përgjigju
  • jagsjasv: 20/10/2019 18:18

    phyttt moter......

    Përgjigju
  • BESNIK FYTYR PIÇI ÇAFAJ: 20/10/2019 17:58

    O Gjermani prej teje shjm falemnderit por dhe ju mos tallni gërnetën me ne. Se radhës gjetër del qelbësira shtdti më pler Hollanda e thot un vë veton s'kam qef për Shqiprin se dua lyl kriminel hajdutin kryeministër që të vjedh çfar dua un për 4 vjet. Se kush është evropa e pa gjith BOTA.

    Përgjigju
  • Shqiptar: 20/10/2019 17:55

    Veç me qene budall të presësh herë tjetër o shqiptar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë