Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka vendosur në dispozicion mbi 1.66 miliardë lekë apo rreth 9.5 milionë euro si fond limit për blerjen e karburantit që shkon tek fermerët. Në një procedurë të çelur këtë të martë kjo ministri saktëson se parashikohen të blihen 6.3 milionë litra. Konkretisht qeveria synon që litri i karburantit të sigurohet për një çmim 173 lekë litri.
Fondi limit nuk përfshin tatimin mbi vlerën e shtuar. Kohëzgjatja e marrëveshjes që ministria do të ketë me operatorin fitues është parashikuar 12 muaj. Blerja e karburantit për skemën e rimbursimit të fermerëve është një praktikë që po zbatohet tashmë prej gati tre vitesh.
Përfitimi nga kjo skemë e fermerëve është e lidhur me disa kushte që duhet të plotësohen nga këta të fundit lidhur me formalizimin kurse aplikimet kryen përmes e-albania. Kështu përfitojnë fermerët të cilët janë pajisur me NIPT fermeri
“Fermerët që nuk janë të pajisur me NIPT fermeri duhet të pajisen me të duke ndjekur procedurën në Agjencitë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor (AREB).
Personat fizike dhe juridike të cilët kanë në objektin e aktivitetit të tyre të përfshirë veprimtari bujqësore. Subjektet e mësipërme duhet të kenë ose në pronësi ose në përdorim tokë bujqësore (të provuar me dokumente) të cilën e kultivojnë” sqarohet në një udhëzues të ministrisë i dedikuar për skemën e naftës.
Në 2021 zbatua për herë të parë skema e mbështetjes me naftë falas për fermerët që vijoi zbatimin edhe në 2022, duke përfshirë për herë të parë rimbursimin e akcizës dhe taksës të qarkullimit për fermerët që kultivojnë dru frutorë, arrorë dhe perime. Shteti subvencionon 80,4 lekë nga çmimi i naftës që përfshin akcizën, taksën e qarkullimit, karbonit dhe TVSH-në. Për 2022 përfituan 34,731 fermerë naftë pa taksa me vlerë fond financimi 1,95 miliardë lekë./Monitor
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Mars, 23:36
Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?
-
Po
12.2%
-
Jo
80%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 491
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mbiprodhim në Fier! Luleshtrydhja piqet për tre ditë! Çmimi u përgjysmua por s’ka cilësi
19 Mars, 16:47
-
Lezhë/ Zjarri shkrumboi fermën me 319 kokë bagëti, dëmi ekonomik deri në 100 mln lekë! Pronari: Po na ndihmoi shteti mirë, ndryshe do e mbyllim! Shkak amortizimi e korrenti (VIDEO)
19 Mars, 10:51
-
Grip shpendësh edhe te AIBA e Armand Dukës/ 65 mijë pula të ngordhura, s'dihet nëse janë asgjësuar dhe ku! Ministria pa transparencë edhe për REA's
17 Mars, 11:33
-
Fondet e IPARD mund të hapen në 2026! Në vjeshtë BE vjen për auditim nëse janë realizuar 'detyrat'
6 Mars, 15:04
-
Skema kombëtare e subvencioneve 44 mln euro/ Për herë të parë financim për mbarështimin e viçave, Denaj: Forcojmë kontrollet për përfituesit e naftës pa taksa
6 Mars, 13:16
-
Gripi i shpendëve/ Vihet në karantinë ferma 'Rea’s' në Rrashbull të Durrësit! Ministria e Bujqësisë ndalon importin e shpendëve nga 9 shtete
4 Mars, 08:41
-
Brejtësit bëjnë ‘kërdinë’ në fushat e Myzeqesë e Maliqit, fermerët: të nisë spërkatja për shfarosjen e miut të arave
2 Mars, 16:41
-
Mandarinat me pesticide/ Zv.ministri Jaupllari: Asnjë kilogram te konsumatori, u morën masa! Vuksani: AKU shkeli ligjin, ku shkuan 11 tonë? Dyshoj se u konsumuan, kancerogjene!
27 Shkurt, 14:27
-
Eksportet e vajit të ullirit bien 97%
23 Shkurt, 10:33
-
Bllokimi i fondeve të IPARD ‘penalizon’ fermerët në Pukë: I nisëm projektet, por tani kemi marrë kredi!
16 Shkurt, 15:36
-
Sëmundja ‘pesta amerikane’ shfaros kolonitë e bletëve! Bletërritësi: Autoriteti i Veterinarisë asnjë ndihmë për kurimin! Ligji i bletarisë veç në letër
12 Shkurt, 08:47
-
Financimi 250 mln euro në bujqësi, Rrapaj: Do t’i ndihmojë shumë fermerët, bankat frikësohen të japin kredi, pasi shihet sektor me risk
7 Shkurt, 14:15