GJERMANI - Pas vizitës së Kryeministrit Rama, edhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati viziton Gjermaninë. Çështja e integrimit europian të Shqipërisë do të jetë sërish në fokus të takimeve që do të zhvillojë ministri Bushati.
Gjatë vizitës së tij në Gjermani, kreu i diplomacisë shqiptare do të takohet me homologun e tij, Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, si dhe me përfaqësues të lartë të ngarkuar me çështje të BE-së, politikës së jashtme dhe sigurisë.
Gjithashtu, Ministri Bushati do të ketë takime edhe në Parlamentin gjerman.
Ndërkaq, në fokus të bisedimeve do të jenë jo vetëm çështjet që lidhen me axhendën europiane të Shqipërisë, por edhe marrëdhëniet dypalëshe, si dhe situata në rajon, etj.
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com