Këngëtarja Taylor Swift njoftoi publikisht dje pas debatiti Trump-Harris, se po mbështeste Kamala Harris në zgjedhjet amerikane.
Por, ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe kandidati i tij zëvendëspresident, Jay Dee Vance, nuk e kishin idenë se sa ndikim mund të kishte ajo.
Ky miratim publik i këngëtares me famë botërore mund të nxisë regjistrimin e votuesve demokratë. Dje 337,826 njerëz kishin kontrolluar një URL që Sëift postoi në Instagram kur ajo njoftoi mbështetjen e saj për Kamala Harris.

URL-ja e personalizuar i drejton njerëzit te vote.gov, një faqe interneti që i ndihmon vizitorët të regjistrohen për të votuar në shtetet e tyre. Faqja gjithashtu shpjegon procedurat zgjedhore dhe ofron një udhërrëfyes për pyetjet e bëra shpesh.
Postimi i Swift u kërkoi votuesve të bënin kërkimet e tyre dhe të regjistroheshin. Rezultatet nga regjistrimet e bëra në vetëm pak orë pasqyrojnë ndikimin e Taylor Swift.
S.B/Shqiptarja.comKomente

